Gjatë natës, do të ketë reshje në zona të caktuara në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore, më intensive rreth dhe pas mesnatës në rajonin e maleve Rilla dhe Rodopet dhe përgjatë kreshtave perëndimore të malit Stara Pllanina. Do të ketë edhe bubullima në vende të izoluara. Era përkohësisht do të jetë nga veriperëndimi, kryesisht e dobët. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 3° dhe 8°, në Sofje - rreth 5°.
Të mërkurën, mbi shumë rajone, vranësirat do të ulen përkohësisht, por në mëngjes në ultësira do të ketë mjegull afatshkurtër, ndërsa në fushat e larta dhe në rajonet verilindore do të ketë kushte për ngrica. Rreth mesditës dhe pas saj do të përhapen shtëllunga resh. Do të fryjë erë e lehtë nga perëndimi-jugperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 15° dhe 20°, në Sofje - rreth 16°.
Në male do të mbizotërojë mot me diell. Pas mesditës do të përhapen re shiu, dhe në shumë vende do të ketë reshje afatshkurtra të shoqëruara me bubullima. Mbi 1800-2000 metra mbi nivelin e detit, shiu do të shndërrohet në borë. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fortë nga perëndimi-veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 11°, në 2000 metra - rreth 3°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi, vranësirat do të ulen përkohësisht, por në mëngjes do të ketë mjegull afatshkurtër në vende të izoluara. Pas drekës, kryesisht përgjatë bregdetit verior, do të ketë reshje shiu afatshkurtra me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë nga jugu. Temperaturat maksimale do të jenë 16°-17°. Temperatura e ujit të detit është 14°-16°. Valët e detit do të jenë rreth 2-3 ballë.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Punonjësit e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) dhe Radios Kombëtare Bullgare (BNR) do të zhvillojnë një miting proteste këtë të enjte, më 15 maj, përpara ndërtesës së Universitetit të Sofjes "Shën Klementi i..
Në festën e tyre profesionale - Ditën e Infermierisë, profesionistët mjekësorë po protestojnë para ndërtesës së Ministrisë së Shëndetësisë. Nën moton "Dinjitet, jo heshtje", infermierët, mamitë, laborantët, asistentët e mjekëve kërkojnë një..
Në një fjalim drejtuar popullit, Kreu i Shtetit Rumen Radev njoftoi se po i paraqet Kuvendit Popullor një propozim për të mbajtur një referendum kombëtar. Pyetja në të është "A jeni dakord që Bullgaria duhet të miratojë monedhën e vetme..
Punonjësit e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) dhe Radios Kombëtare Bullgare (BNR) do të zhvillojnë një miting..
Zyra e Prokurorit hapi një procedurë paraprake kundër anëtarëve të Komisioneve Zgjedhore Seksionale dhe të Qarkut në Stara Zagora, Kërxhali,..
Kryeministri Rosen Zheljazkov i bëri thirrje Kuvendit Popullore nëpërmjet mediave që të mos lejojë shqyrtimin e propozimit jokushtetues, sipas tij, për..