Bullgaria vazhdon të mbështesë përpjekjet e Ukrainës për të vendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov në një takim me Presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Të dy folën në kryeqytetin shqiptar gjatë samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian.
Armëpushimi është një nga parakushtet për negociatat e paqes për të vendosur një paqe të drejtë, theksoi Kryeministri. Sipas fjalëve të tij, vendosja e parakushteve mund të minojë shpresën e brishtë që ekziston në fillim të negociatave.
Sipas Rosen Zheljazkov, vendosja e paqes nuk është vetëm një mënyrë për të ndaluar luftën në Ukrainë dhe për të rivendosur integritetin e saj territorial, por edhe një çështje që lidhet me sigurinë e Evropës dhe mënyrën se si ajo do të ndërtojë arkitekturën e saj të sigurisë dhe kapacitetet mbrojtëse në mjedisin e ri gjeopolitik.
Rosen Zheljazkov theksoi gjithashtu forcimin e potencialit ushtarak industrial të Evropës si pjesë e garancive strukturore si për Ukrainën, ashtu edhe për kontinentin evropian.
Kryeministri bullgar u takua gjithashtu me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Kaja Kallas, Presidenten e Moldavisë Maia Sandu, Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Kancelarin austriak Christian Stocker.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Këshilli i MinistraveProgrami i menaxhimit të qeverisë përfshin 100 prioritete, të shpërndara në 19 sektorë, me një vizion për një mandat të plotë katërvjeçar menaxhimi. Kjo u njoftua nga Kryeministri Rosen Zheljazkov, i cili paraqiti një raport mbi atë që qeveria..
Lidhur me protestat e transportit publik, ministrja e financave Temenuzhka Petkova tha se departamenti i saj nuk mund të financojë kostot e personelit në kompaninë bashkiake të kryeqytetit "Transporti Publik", njoftoi një reporter i BNR-së. Sipas..
Grupi parlamentar i "Vëzrazhdane", i përfaqësuar nga Kostadin Kostadinov, akuzoi Kryetaren e Parlamentit Natalija Kisellova për "pezullim" të Kushtetutës dhe kërkoi dorëheqjen e saj, njoftoi BTA. Deklarata është në përgjigje të vendimit të djeshëm të..
Presidenti Rumen Radev u prit nga Perandori japonez Naruhito. Takimi midis të dyve në Tokio zgjati, sipas protokollit, gjysmë ore. Gjatë vizitës së..
Protestuesit në mbështetje të levit bullgar bllokuan përkohësisht trafikun në qendër të kryeqytetit të dielën në mbrëmje. Protesta u zhvilluan në..
Kreu i shtetit bullgar Rumen Radev uroi presidentin e ardhshëm të Rumanisë, Nikusor Dan, i cili fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me mbi..