Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Rosen Zheljazkov në Tiranë: Bullgaria mbështet përpjekjet e Ukrainës për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme

Volodimir Zelenski dhe Rosen Zheljazkov
Foto: Këshilli i Ministrave

Bullgaria vazhdon të mbështesë përpjekjet e Ukrainës për të vendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov në një takim me Presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Të dy folën në kryeqytetin shqiptar gjatë samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian.

Armëpushimi është një nga parakushtet për negociatat e paqes për të vendosur një paqe të drejtë, theksoi Kryeministri. Sipas fjalëve të tij, vendosja e parakushteve mund të minojë shpresën e brishtë që ekziston në fillim të negociatave.

Sipas Rosen Zheljazkov, vendosja e paqes nuk është vetëm një mënyrë për të ndaluar luftën në Ukrainë dhe për të rivendosur integritetin e saj territorial, por edhe një çështje që lidhet me sigurinë e Evropës dhe mënyrën se si ajo do të ndërtojë arkitekturën e saj të sigurisë dhe kapacitetet mbrojtëse në mjedisin e ri gjeopolitik.

Rosen Zheljazkov theksoi gjithashtu forcimin e potencialit ushtarak industrial të Evropës si pjesë e garancive strukturore si për Ukrainën, ashtu edhe për kontinentin evropian.

Kryeministri bullgar u takua gjithashtu me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Kaja Kallas, Presidenten e Moldavisë Maia Sandu, Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Kancelarin austriak Christian Stocker.

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Këshilli i Ministrave


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta e transportit publik të kryeqytetit vazhdon për një kohë të pacaktuar

Protesta e punonjësve në transportin publik të kryeqytetit, i cili e ka bllokuar kryeqytetin që nga mëngjesi, po vazhdon, tha për Radio Sofjen kryetari i Federatës së Sindikatave të Transportit pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB),..

botuar më 25-05-14 5.45.MD

Qeveria e Rosen Zheljazkovit me një vizion për një mandat 4-vjeçar

Programi i menaxhimit të qeverisë përfshin 100 prioritete, të shpërndara në 19 sektorë, me një vizion për një mandat të plotë katërvjeçar menaxhimi. Kjo u njoftua nga Kryeministri Rosen Zheljazkov, i cili paraqiti një raport mbi atë që qeveria..

botuar më 25-05-14 3.03.MD
Temenuzhka Petkova

Ministra i bënë thirrje kryetarit të bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, të rishikojë buxhetin e tij

Lidhur me protestat e transportit publik, ministrja e financave Temenuzhka Petkova tha se departamenti i saj nuk mund të financojë kostot e personelit në kompaninë bashkiake të kryeqytetit "Transporti Publik", njoftoi një reporter i BNR-së. Sipas..

botuar më 25-05-14 1.01.MD