Bullgaria vazhdon të mbështesë përpjekjet e Ukrainës për të vendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov në një takim me Presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Të dy folën në kryeqytetin shqiptar gjatë samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian.
Armëpushimi është një nga parakushtet për negociatat e paqes për të vendosur një paqe të drejtë, theksoi Kryeministri. Sipas fjalëve të tij, vendosja e parakushteve mund të minojë shpresën e brishtë që ekziston në fillim të negociatave.
Sipas Rosen Zheljazkov, vendosja e paqes nuk është vetëm një mënyrë për të ndaluar luftën në Ukrainë dhe për të rivendosur integritetin e saj territorial, por edhe një çështje që lidhet me sigurinë e Evropës dhe mënyrën se si ajo do të ndërtojë arkitekturën e saj të sigurisë dhe kapacitetet mbrojtëse në mjedisin e ri gjeopolitik.
Rosen Zheljazkov theksoi gjithashtu forcimin e potencialit ushtarak industrial të Evropës si pjesë e garancive strukturore si për Ukrainën, ashtu edhe për kontinentin evropian.
Kryeministri bullgar u takua gjithashtu me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Kaja Kallas, Presidenten e Moldavisë Maia Sandu, Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Kancelarin austriak Christian Stocker.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Këshilli i Ministrave“E drejta e fëmijëve për arsim dhe e drejta e të rriturve për të pasur akses në vendin e punës janë të kufizuara.” Kështu thuhet në qëndrimin e Unionit të Drejtuesve të Sistemit Publik të Arsimit në Bullgari me rastin e grevës efektive të..
Aktualisht po punohet për krijimin e një rrjeti të "Dyqaneve për Popullin", njoftoi Ministri i Bujqësisë Georgi Tahov në një takim të komisionit përkatës parlamentar në përgjigje të një pyetjeje se çfarë po ndodh me punën në dyqanet shtetërore,..
Për të tretën ditë radhazi, Sofja do të jetë pa transport tokësor, njoftoi Qendra e Lëvizshmërisë Urbane në faqen e saj në Facebook. Pas një takimi disaorësh me kryetarin e bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, përfaqësuesit e Konfederatës së..
Partnerët kryesorë tregtarë të Bullgarisë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat përbëjnë 62.5% të eksporteve drejt vendeve..
Nacionalistët nga "Vëzrazhdane" organizojnë sot në orën 18:30 në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje një aktivitet, të paralajmëruar si diskutim mbi..
Mbi 100 mjeshtre të kuzhinës do të marrin pjesë në edicionin e radhës të Festivalit të Byrekut në fshatin Banica, rajoni i qytetit Vraca të Bullgarisë..