Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filloi ndërtimi i Qendrës Kombëtare STEM në Sofje

Krasimir Vëllçev
Foto: mon.bg

Në një ceremoni të veçantë, Ministri i Arsimit dhe Shkencës Krasimir Vëllçev lançoi ndërtimin e Qendrës Kombëtare STEM në Parkun Teknologjik të Sofjes (STEM  - Science, Technology, Engineering and Mathematics). Investimi kap vlerën e mbi 34 milionë levash në kuadrin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Qendra do të trajnojë mësues, nxënës, studentë, profesorë universiteti, si dhe ekipet tona olimpike, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Njësia arsimore do t'i mbështesë shkollat bullgare në prezantimin e materialit arsimor në një mënyrë të re: në vend të riprodhimit mekanik të njohurive - formimin e aftësive dhe kompetencave specifike. Qendra do të krijojë laboratorë modernë në pesë fusha kryesore - shkenca natyrore, matematikë dhe informatikë, robotikë dhe sisteme kiberfizike, teknologji të gjelbra dhe zhvillim të qëndrueshëm, dizajn dhe prototipim 3D.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: mon.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë arrin 75.6 vjet, në BE është 81.4

Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë po fillon të rritet përsëri dhe arrin 75.6 vjet, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Trendi pozitiv lidhet kryesisht me ndikimin në rënie të pandemisë Covid-19. Për krahasim, jetëgjatësia mesatare në Bashkimin..

botuar më 25-11-22 1.10.MD

Ditët e Kulturës Turke në Ballçik

Më 22 dhe 23 nëntor në Qendrën Kulturore "Pallati" në Ballçik do të zhvillohen Ditët e Kulturës Turke. Eventi nën moton "Drejtime Turqia" po mbahet me pjesëmarrjen e institucioneve kulturore nga vendi.  Ndër pjesëmarrësit janë qendra kulturore..

botuar më 25-11-22 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi ultësirat dhe fushat në Bullgarinë Perëndimore. Gjatë ditës do të ketë vranësira të..

botuar më 25-11-21 7.35.MD