Bullgaria nuk do të detyrohet të mbyllë termocentralet me qymyr ose impiantet e ngrohjes qendrore me qymyr gjatë periudhës së dimrit, tha ministri i energjetikës Zheço Stankov para fillimit të forumit RE-Source Southeast 2025, i cili po zhvillohet në Parkun Teknologjik të Sofjes, njoftoi BTA. Ministri njoftoi se vendi ynë i ofroi Komisionit Evropian një paketë marrëveshjesh, duke përfshirë mundësinë e shtyrjes së liberalizimit të tregut për konsumatorët familjarë për një kohë të pacaktuar. Përveç kësaj, planifikohet që termocentralet me qymyr në vend të vazhdojnë të funksionojnë pa u kufizuar ose ndaluar. Ministri kujtoi angazhimin e marrë nga vendi ynë për të ulur emetimet me 40% vetëm brenda sektorit të energjietikës, duke shprehur rezerva se pse u bë ky angazhim. U rinegociua që kjo përqindje të mos zbatohet vetëm brenda një viti kalendarik, pasi nuk do të ishte e mundur të përmbushej në një dimër më të ftohtë. Në vend të kësaj, emetimet do të raportohen bazuar në vlerat mesatare gjatë një periudhe trevjeçare.
Në mesin e muajit shtator, si çdo vit, festa e madhe e krishterë Lartësimi i Kryqit të Shenjtë të Zotit, që bie më 14 shtator, shënon fillimin e një prej proceseve më të rëndësishme në bujqësi – fushatës së vjeljes së rrushit. Viti 2025 nuk bën..
Inflacioni vjetor në gusht ishte 5.3%, i njëjtë me atë të korrikut, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Rritja mujore e kostos së jetesës në gusht ra në 0.1%, ndërsa në korrik krahasuar me qershorin ishte 1.7%. Inflacioni i..
Ka një rritje të madhe të importit të punëtorëve nga vendet e treta, dhe deri në fund të vitit pritet të arrihet shifra prej 50 mijë vetash. Mungesa e fuqisë punëtore mbetet një problem i përhershëm, tha për radion BNR Georgi Përvanov – ekspert për..