Në audiencën në Pallatin Apostolik në Vatikan, Kryeministri Rosen Zheljazkov i dhuroi Papës Leoni XIV një omofor të punuar posaçërisht - një veshje liturgjike, një simbol i autoritetit shpirtëror dhe episkopal, raportoi zyra e shtypit e Presidentit. Në paraqitjen e tij të fundit publike për Pashkë, i ndjeri Papa Françesku u shfaq me një omofor të ngjashëm - një dhuratë gjatë vizitës së tij në Bullgari në vitin 2019.
Kryeministri i dhuroi gjithashtu Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, Kardinalit Pietro Parolin, një ikonë me imazhin e Shën Princit Boris-Mihaill – Pagëzorit të popullit bullgar.
"Ne biseduam për të gjitha temat e rëndësishme - nga ato që lidhen me besimin deri te temat që lidhen me axhendën aktuale", tha Rosen Zheljazkov pas audiencës me Papën. U diskutua gjithashtu lufta në Ukrainë, si dhe roli i Vatikanit si ndërmjetës në negociatat e paqes. "Ne madje folëm për inteligjencën artificiale dhe dimensionet e saj, se si virtytet njerëzore nuk duhet të zëvendësohen nga mjedisi virtual", shtoi ai.
Kryeministri kryeson delegacionin bullgar për vizitën tradicionale në Romë dhe Vatikan në prag të 24 majit, Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodi, Alfabetit, Arsimit dhe Kulturës Bullgare dhe Letërsisë Sllave.
Më vonë, Kryeministri Rosen Zheljazkov vizitoi Bazilikën Santa Maria Maggiore, ku në vitin 867, Papa Adrian II shenjtëroi shkrimin dhe librat sllavë në gjuhën sllave, njoftoi shërbimi i shtypit i qeverisë. Në shekullin e IX-të, Papa priti Vëllezërit e Shenjtë Kirill dhe Metodij në Qytetin e Përjetshëm, i shpalli ata të barabartë me apostujt dhe bekoi veprën e tyre të madhe dhe trashëgiminë letrare. Shekuj më vonë, në vitin 1980, Papa Gjon Pali II i shpalli ata bashkë-mbrojtës të Evropës - njohje e shtigjeve kulturore që ata hapën për të gjithë kontinentin.
Në Santa Maria Maggiore, Kryeministri Zheljazkov vendosi një kurorë dhe u përul para pllakës përkujtimore të vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij.
Redaktoi: Diana Cankova, Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva, Svetllana Dimitrova
Foto: Këshilli i Ministrave
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 19°C, në Sofje – 16°C. Gjatë ditës , nën ndikimin e frontit të ftohtë që kalon nga perëndimi në lindje, do të mbizotërojnë vranësira të dendura të tipit grumbullor me reshje shiu. Rreth..
Të dielën (14 shtator), do të hapet е gjithë autostrada "Evropa". Kjo u njoftua nga Ministri i Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike Ivan Ivanov në një mbledhje të Komisionit për Politikën Rajonale, Punët Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale. Ndërtimi..
Shteti planifikon të hapë ambulatore të kujdesit shëndetësor parësor në vendbanimet e vogla, si dhe të krijojë stimuj për të tërhequr profesionistë shëndetësorë në zonat e largëta. Kjo po bëhet përmes Strategjisë Kombëtare për Përmirësimin e Aksesit në..
Dëmshpërblimi për papunësi në Sofje është më i lartë se paga minimale në vend. Ajo është mesatarisht 1133 leva dhe është më e larta në të gjithë vendin –..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 18°, në Sofje – 15°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, me vranësira të..
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Mal të Zi, Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov zbuloi një bust-monument të Princit Aleksandër I të Bullgarisë në..