Pas një rezervimi të kryer, një makinë shtypi e shekullit të 19-të nga shtypshkronja e Hristo G. Danovit, themeluesit të botimit bullgar të librave, erdhi të jetonte përsëri në Plovdivin e Lashtë.
Në shtëpinë-muze të Danovit (në rrugën "Metropoliti Paisij" nr. 2), vizitorët tani mund të shohin procesin e shtypjes së librave siç dukej në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të, raportoi BNT.
Disa nga librat dhe tekstet e para shkollore në Bullgarinë pas Çlirimit u shtypën në makinën e shtypit. Sot, makina nuk shtyp libra, por jep një ide se si kryhej ky proces në të kaluarën.
Lexoni më tepër për botimin profesional në Bullgari dhe veprën e Hristo G. Danovit nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Muzeu Historik Rajonal i Plovdivit
Shën Mbreti Boris-Mihaill - pagëzori i bullgarëve, ishte një i afërm i Shën Martirit Princ Bojan Bullgar. Ai negocioi me Papaën Nikollaj për pagëzimin, por pranoi besimin e krishterë nga Lindja - Kostandinopoja. Për këtë patriku Fotij i..
Mbushen 132 vjet nga lindja e poeteshës së madhe bullgare Elisaveta Bagrjana. E lindur si Elisaveta Ljubomirova Bellçeva më 29 prill (16 prill sipas stilit të vjetër) 1893 në Sofje, Elisaveta Bagrjana është autore librash për fëmijë. Krahas kësaj ajo..
Në ditën e tetë pas Pashkëve, në fund të Javës së Ndritshme , pason një festë e veçantë e quajtur Antipashka , që do të thotë "në vend të Pashkëve" ose "e kundërta e Pashkëve". Megjithatë, ky nuk është një kontrast, por një thirrje për një..