Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qendra ekonomike e Bullgarisë Veriperëndimore - Vraca, feston

Foto: Bashkia e Vracës

Vraca dhe rajoni janë vendosur vitet e fundit si qendra ekonomike e rajonit Veriperëndimor të Bullgarisë. Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti Kombëtar i Statistikave, të cilat mbulojnë vitin 2023, rajoni i Vracës renditet i treti në nivel kombëtar për sa i përket Produktit të Brendshëm Bruto për frymë me 27 113 leva për person. Më lart në renditje janë vetëm Sofja dhe Stara Zagora.

Qendra e qytetit Vraca

Më 1 qershor, Vraca dhe banorët e saj kremtojnë festën e qytetit. Ngjarja është në prag të ditës kur i gjithë vendi përulet para veprës së revolucionarit dhe poetit të madh Hristo Botevit dhe atyre që vdiqën për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë - 2 qershor. Prandaj festa e Vracës është pjesë e Ditëve tradicionale të Botevit, të cilat organizohen atje midis 24 majit dhe 2 qershorit. Në vitin 2025, do të mbushen 149 vjet nga vepra e Botevit dhe çetës së tij.

Festimet kushtuar Vracës fillojnë me një shërbesë përkujtimore për Hristo Botevin dhe çetën e tij në kishën "Ngjitja e Shenjtë", e më pas do të mbahet një mbledhje solemne e Këshillit Bashkiak, në të cilën do të ndahen "Çmimet e Vracës" dhe titulli "Qytetar Nderi i Vracës". Në fillim të pasdites do të mbahet një pelegrinazh në vendin e prehjes së poetit revolucionar në Ballkanin e Vracës, ndërsa në fund të ditës do të mbahet një koncert solemn dhe një shfaqje fishekzjarrësh.


Disa ditë para ngjarjeve zyrtare, një nga simbolet e qytetit – monumenti i Hristo Botevit – u rikthye në vendin e tij. Në mars, monumenti u çmontua për restaurim, për të cilin shteti ndau 700 000 leva (rreth 350 000 euro) . Nën vëzhgimin e dhjetëra qytetarëve, figura metalike u vendos përsëri në piedestalin e saj. Dhe Orkestra Frymore e qytetit iu bashkua spontanisht ngjarjes, duke interpretuar marshin e dashur “Danubi i Qetë dhe i Bardhë”

“Jemi shumë të lumtur për faktin se monumenti është tek ne, gati, i restauruar. Ky është një nga simbolet e qytetit, i cili na ka munguar prej kohësh”, ndanë muzikantët para korrespondentes së Radios Kombëtare Bullgare Iva Antonova.

Përpiloi: Ivan Gergov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: vratsamuseum.com, Bashkia e Vracës, BTA, Iva Antonova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënësit bullgarë me 4 medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare e Fizikës në Paris

Nxënësit bullgarë kthehen me 4 medalje bronzi dhe një diplomë nderi nga Olimpiada Ndërkombëtare e Fizikës, e cila u mbajt këtë vit në Paris, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Mbi 400 nxënës nga 85 vende morën pjesë në konkursin..

botuar më 25-07-25 3.11.MD

Universiteti i Mjekësisë-Sofje, për të dhjetën vit është në elitën e universiteteve të botës

Universiteti Mjekësor – Sofje është universiteti më i mirë në Bullgari, sipas renditjes Best Global Universities të U.S. News & World Report për vitin 2025 - 2026. Me 38.1 pikë, Universiteti i Mjekësisë – Sofje renditet i 1144-ti në botë dhe i..

botuar më 25-07-25 1.32.MD
Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev

Tarifat në arsim të paguar: Deri në 60% krahasuar me studimet me financim shtetëror

Tarifat në formën e paguar të arsimit në institucionet e arsimit të lartë nuk do të kalojnë 60% të kostos së jetesës së një studenti me financim shtetëror, vendosi Asambleja Kombëtare, njoftoi gazetarja e BNR-së Violeta Ashikova. Sipas..

botuar më 25-07-24 2.51.MD