7
Sivjet Dita e Fëmijëve ka një përvjetor - 1 qershori 2025 shënon saktësisht 100 vjet që nga shpallja e datës për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Kjo ndodhi në vitin 1925 në një konferencë botërore në Gjenevë.
Tradita dikton që dita të jetë plot ngjarje zbavitëse, buzëqeshje fëmijësh dhe muzikë. Festa është një rast për evente të shumta dhe të larmishme në të gjithë Bullgarinë, por për shkak të shkallës së saj, kryeqyteti tërheq interesin më të madh – si të publikut ashtu edhe të mediave.

Më 1 qershor, vendi më i vizituar këtu është ndoshta Kopshti Zoologjik i Sofjes - kopshti zoologjik më i madh dhe më i vjetër në Gadishullin Ballkanik. Ai strehon mbi 300 banorë nga 280 lloje kafshësh. Me rastin e Ditës së Fëmijëve, hyrja është falas si për fëmijët, ashtu edhe për të rriturit.

Kopshti Zoologjik i Sofjes krenohet gjithashtu me një numër rekord kafshësh të porsalindura, duke tërhequr mijëra vizitorë.

Në vitin 2024, atje lindën nëntë ujq të rinj, zebra, elandë dhe disa dele berbere. Primatët, vidrat me kthetra të vogla dhe antilopat addax gjithashtu patën pasardhës. Para afro një viti lindën dy këlyshë të rrëqebullit euroaziatik, një specie në zhdukje.

Në Kopshtin Zoologjik të Sofjes mund të shihen gjithashtu shumë kafshë dhe zogj të egër të shpëtuar, të plagosur në aksidente, ose të rritur ilegalisht nga banorët e qytetit.
Përpiloi: Ivan Gergov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Kopshti Zoologjik i Sofjes (zoosofia.eu), BTANë fillim të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, bullgarët e Besarabisë në të gjitha vendet e tyre e pritën festën e tyre me lutje për paqe. Gati katër vjet më vonë, të mbushur me edhe më shumë dhimbje, ata e përkujtojnë ditën e tyre të veçantë, të..
Ekipi bullgar u kthye me katër medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare Rinore e Astronomisë dhe Astrofizikës, e cila u zhvillua në qytetin rumun Pjatra Njamc, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Në garë morën pjesë 108..
Froll dhe Frosija janë banorët më të rinj të Parkut të Arinjve pranë Belicës, njoftoi Fondacioni “Katër Putrat”, i cili administron parkun së bashku me fondacionin “Brigitte Bardot”. Arinjtë janë motër e vëlla, shtatëvjeçarë, dhe vijnë nga strehimorja..
Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për..