Sot, 7 qershori, u caktua nga Kisha si një nga ditët e veçanta të vitit kishtar, në të cilën ne drejtojmë lutje për faljen e mëkateve dhe qetësimin e shpirtrave të të dashurve tanë të ndjerë, të krishterë ortodoksë. Kjo është arsyeja pse ne i quajmë këto ditë "Dita e të Gjithë Shpirtrave" ose "Për Shpirtrat".
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare, Dita e të Gjithë Shpirtrave bie gjithnjë të shtunave para Kreshmës së Madhe të Pashkëve, para Rëshajëve dhe para Ditës së Kryeengjëllit Mihaill. Në këto ditë, në çdo kishë mbahet një liturgji për prehje dhe një shërbesë e përgjithshme përkujtimore. Besimtarët shkojnë në kishë, shkruajnë emrat e të ndjerëve dhe i luten Zotit, që shpirtrat e tyre të pushojnë "në një vend të ndritshëm, në një vend me bar, në një vend të freskët, ku nuk ka dhimbje, hidhërim dhe psherëtimë".
Dita e të Gjithë Shpirtrave para ditës së Rrëshajëve ose Dita E Pesëdhjetë pas Ngjalljes së Krishtit quhet nga populli ynë E Shtuna e Qershive. Emrin e mori nga përkimi me periudhën e pjekjes dhe vjeljes së qershive – një nga frutat më joshëse të kësaj kohe të vitit. Kjo është e shtuna e dytë e madhe për të vdekurit gjatë vitit, në të cilën besimtarët nderojnë të ndjerët e tyre. Në këtë ditë, kambanat e kishave bien me tinguj mortorë – zëri i tyre i matur dhe i trishtuar kujton kujdesin dhe kujtimin për të vdekurit. Duke vizituar vendet e prehjes së të dashurve të tyre të ndjerë, vajtuesit i pastrojnë ato, ndezin qirinj, vendosin lule, derdhin verë mbi varre dhe i tymosin me temjan. Gruri i zier përgatitet dhe çohet në kishë dhe në varreza, si shprehje e besimit në ringjallje. Ushqimi që sillet në varreza shpërndahet me fjalët: "Zoti të faltë".
Redaktoi: Еlena Karkallanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv
Më 4 shkurt, në qytetin Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore) do të mbahet një ritual i vendosjes së luleve për të shënuar 153 vjetorin e lindjes së revolucionarit bullgar Goce Dellçev. Nuk do të ketë festë të përbashkët të përvjetorit me Maqedoninë..
Më 2 shkurt, Kisha Ortodokse kremton Paraqitjen e Zotit Jezu Krisht në Tempull. Kjo është një nga dymbëdhjetë festat e mëdha të Zotit gjatë vitit dhe kremtohet që nga shekujt e parë të krishterimit. Ligji i Moisiut parashikonte nëse fëmija i..
Stefan Stambollov është një nga politikanët dhe revolucionarët më trima, tha nënpresidentja Iliana Jotova në një fjalim në ceremoninë e shënimit të 171 vjetorit të lindjes së burrit të shtetit në Sofje. “Në kohën tonë njerëz si ai janë pak të njohur”. I..