Bullgaria dhe Kazakistani do të punojnë për zhvillimin e korridorit ndërkombëtar të transportit Trans-Kaspik, i njohur si "Korridori i Mesëm". Kjo u ra dakord nga presidentët e të dy vendeve, Rumen Radev dhe Kasëm Zhomart Tokaev, në Astana. Një memorandum për këtë qëllim u nënshkrua në prani të të dy presidentëve, njoftoi e dërguara speciale e Radios Kombëtare Bullgare në Kazakistan, Mira Stefanova.
Të dyja vendet ranë dakord gjithashtu të thellojnë bashkëpunimin e tyre në tregti dhe investime. Tokaev theksoi gatishmërinë e Kazakistanit për të inkurajuar më shumë kompanitë bullgare për të investuar në vend.
"Bullgaria është një partner strategjik për Kazakistanin", tha ai, duke theksuar rëndësinë e projekteve të përbashkëta në fushat e gazit natyror, naftës, energjisë bërthamore, inovacionit dhe inteligjencës artificiale.
"Sot, rruga ndërkombëtare e transportit Trans-Kaspik u bë një nga autostradat kryesore ndërkombëtare. Ne ramë dakord të shqyrtojmë çështjen e përfshirjes së porteve bullgare të Burgasit dhe Varnës në këtë korridor", theksoi Presidenti i Kazakistanit. Rruga ndërkombëtare e transportit Trans-Kaspik kalon nëpër Kinë, Kazakistan, Detin Kaspik, Azerbajxhan dhe Gjeorgji. Miliona ton mallra transportohen në Evropë çdo vit përgjatë kësaj rruge.
Të martën, më 10 qershor, fillon vizita zyrtare e Radev në Uzbekistan.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: president.bg
Deputetët zgjodhën Kostadin Angellov nga GERB nënkryetar të parlamentit. Për të votuan 132 deputetë, 53 ishin kundër dhe 11 abstenuan. Angellov zë vendin e Raja Nazarjan nga GERB, e cila u zgjodh kryetare e parlamentit pas tërheqjes së Natalija..
Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, në Sofje – 2°. Pak më të ulëta në mëngjes do të jenë temperaturat në lugina, ku do të ketë kushte për ngrica. Para mesditës , në disa zona të ultësirave dhe luginave do të ketë ende..
Maria Gabriel nga GERB ka bërë përpjekje për të hequr sanksionet “Magnitsky” ndaj Deljan Pevskit dhe personave të tjerë. Kjo ka ndodhur gjatë kohës kur ajo ka qenë zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme (nga 6 qershori 2023 deri më 9..
Në vitin 2024, 8.2% e personave të moshës 18 vjeç e lart që deklaruan se punonin (të punësuar ose të vetëpunësuar) në BE ishin në rrezik varfërie, sipas..
Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk i përkasin popullit shumicë, siç..
Bullgaria mbështetet te përpjekjet e konsujve të nderit nga e gjithë bota në vendin tonë për të kontribuar në hapjen e partneriteteve të reja në..