Kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, është për një vizitë pune në Shqipëri për të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, në të cilën Parlamenti Bullgar do të marrë presidencën e organizatës për një periudhë njëvjeçare, njoftoi shërbimi i shtypit i Parlamentit. Në një takim me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, Kisellova theksoi se Bullgaria mbështet vazhdimisht Shqipërinë në procesin e integrimit evropian.
Ajo gjithashtu shprehu besim se të dyja vendet do të vazhdojnë të punojnë së bashku për ndërtimin e përshpejtuar të Korridorit VIII.
"Ekziston një potencial i pashfrytëzuar në lidhje me kontaktet midis përfaqësuesve të biznesit, promovimin e mallrave bullgare në tregun shqiptar dhe anasjelltas, si dhe me promovimin e formave aktive të bashkëpunimit të investimeve, shkëmbimin e informacionit mbi prokurimin publik në fushën e infrastrukturës, ndërtimit, energjisë", beson Kisellova. Ajo vuri në dukje se një nga sektorët më dinamikisht në zhvillim në marrëdhëniet dypalëshe është turizmi, i cili është i rëndësishëm si për ekonominë, ashtu edhe për afrimin midis dy popujve.
Natalija Kisellova theksoi gjithashtu pakicën kombëtare bullgare në Shqipëri si një urë të rëndësishme miqësie dhe një faktor në forcimin e besimit të ndërsjellë midis dy vendeve. "Bullgaria vlerëson të gjitha përpjekjet që Shqipëria ka bërë për të mbrojtur të drejtat e pakicave me Ligjin për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare të miratuar në vitin 2017", theksoi Natalija Kisellova.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: parliament.bg
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë deklaroi se po ndjek me shqetësim të thellë ngjarjet e fundit në Lindjen e Mesme dhe përshkallëzimin e tensioneve midis Izraelit dhe Iranit. "Republika e Bullgarisë është e shqetësuar nga çdo veprim që..
Gjykata Themelore në Manastir shpalli një dënim me kusht prej 1 viti me periudhë prove prej 2 vitesh në procesin gjyqësor kundër Ljubço Georgievskit, kryetar të shoqatës së shfuqizuar të Klubit Kulturor “Ivan Mihajllov”, tha për BTA avokati i tij Naser..
"Lobimi, neglizhenca apo madje shkelja e sigurisë kombëtare – si i mëson Shkupi paraprakisht propozimet bullgare në lidhje me dokumentet evropiane?" Kjo pyetje lindi në mënyrë të arsyeshme pasi Kryeministri i fqinjit tonë jugperëndimor, Hristijan..