Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sakar – vendi i dolmenëve, shqiponjave perandorake dhe turizmit të qëndrueshëm

Dolmeni „Naçovi Çairi“
Foto: eaglefest.bg

Sakar, një nga malet më misterioze dhe pak të njohura në vendin tonë, po bëhet ngadalë por me siguri një destinacion i ri për turizëm të qëndrueshëm. Rajoni, i vendosur midis Rodopeve Lindore dhe Stranxhës, ishte larg flukseve turistike për vite me radhë. Por është pikërisht kjo "paprekshmëri " rezulton të jetë aseti i tij më i madh.

Mihaella Kirçeva, pronare e një baze turistike pranë digës “Studen Klladenec”, merr pjesë me energji dhe përkushtim të jashtëzakonshëm në zhvillimin e zonës si një destinacion për aventurë dhe ekoturizëm. Së bashku me Shoqatën Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve dhe mbështetësit e saj, ajo është e përfshirë në zhvillimin e një faqeje të re interneti – visitsakar.com. Ideja është që të mblidhen në një vend informacione rreth itinerareve, pikave referuese, vendeve për të qëndruar dhe produkteve bujqësore në territorin e malit Sakar.

Manastiri  „Trinia e Shenjtë“   

"E gjithë kjo zonë ka potencial të madh për t'u bërë një destinacion ekoturizmi që përfshin format e tij të ndryshme. Këto janë turizëm aktiv me biçikleta, ecje në natyrë, lloje të ndryshme përvojash kulinare, gastronomi e lidhur me traditat lokale. Qëllimi ynë është që, nëpërmjet iniciativave të ndryshme dhe punës me njerëzit vendas, fermerët, bashkitë dhe bizneset lokale, ta zhvillojmë rajonin si një produkt turistik tërheqës", thotë Mihaella.

Sakar është i ndryshëm nga rajonet tradicionale turistike - nuk ka fluks masiv njerëzish, nuk ka vendpushime të mëdha. Por ka diçka më të vlefshme - një ndjenjë hapësire, heshtjeje, historie. Mali është shtëpia e monumenteve unike megalitike - dolmenëve. Si dhe e njërit prej zogjve më ikonikë në vendin tonë - shqiponjës perandorake. Por ky nuk është destinacioni tradicional turistik, thotë Mihaella dhe shton:

"Përqendrimi më i madh i dolmenëve është në Sakar, dhe pak njerëz e dinë këtë. Ashtu siç shumë pak njerëz e dinë se ky është vendi i shqiponjës perandorake - një specie emblematike me një popullatë shumë të shëndetshme, e lidhur me stilin e jetesës bujqësore. Po përpiqemi t’i ndërthurim këto dy pasuri – natyrore dhe kulturore – me gjithçka tjetër që ofron rajoni – fortesa, zona të mbrojtura, lumenj, shtigje malore… Dolmeni pranë fshatit Hljabovo, për shembull, i njohur si Noçevi Çairi, është një nga më të ruajturit dhe është lehtësisht i arritshëm sepse ndodhet afër rrugës. Ka disa vende të tjera interesante në zonë, siç janë dolmenët në Kliftinova Niva dhe të tjerë."

Shqiponja perandorake

Vëzhgimi i shqiponjës perandorake është një përvojë e paharrueshme. Megjithatë, kërkon ciceronë me njohuri dhe përvojë. Aktualisht, dy firma ofrojnë vëzhgime të tilla. Ata do ta gjejnë zogun për ju, do t'ju tregojnë se nga ku ta vëzhgoni dhe si të mos e shqetësoni. Kjo nuk është vetëm një shëtitje, por një takim me një nga krijesat më të rralla në natyrën bullgare, thotë Mihaella. Në të njëjtën kohë, u shfaqën operatorët e parë turistikë, të cilët ofrojnë udhëtime të organizuara.

Muzeu Historik - Topollovgrad

Nëse kërkoni “ekskursion në Sakar” në Google, do të gjeni programe të ndryshme. Mundësia më e lehtë është të regjistroheni për një ekskursion të organizuar për të vizituar fenomenet kryesore. Ose nëse jeni më aventurier, mund të shkoni vetë. Ka vende të mira për të qëndruar në Topollovgrad dhe në fshatra si Oreshnik dhe Mramor. Muzeu Historik në Topollovgrad do t'ju ndihmojë në organizimin e itinerareve. Dhe për turistët individualë, faqja e internetit visitsakar.com do të ofrojë gjurmë GPS që ata do të jenë në gjendje t'i shkarkojnë dhe t'i ndjekin përmes aplikacioneve të tyre mobile" - shpjegoi në përfundim Mihaella Kirçeva.


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: eaglefest.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Streha

Një shëtitje për në Çerni Vrëh

Nëse zhurma e qytetit ju mundon dhe keni nevojë për një gllënjkë ajri të pastër, hapësirë ​​dhe heshtje – maja Çerni Vrëh (Maja e Zezë) po ju thërret. Vetëm një hap larg kryeqytetit të zhurmshëm të Sofjes, ai ofron atë që shpesh na mungon - lëvizje,..

botuar më 25-05-07 2.55.MD
Viktor Kuzmanov

Nga Rodopet në skenën globale – fshati Levoçevo si një qendër për nomadët digjitalë

Nomadizmi digjital po shndërrohet në një fenomen që është në rrugë për të përmbysur përfytyrimet tona për punën dhe mënyrën e jetesës. Në këtë drejtim vendi ynë ofron një paletë me vende të bukura dhe të qeta për punë në distancë. Fshati piktoresk..

botuar më 25-05-04 9.00.PD

Mish në hell dhe gajde në zemër të Rodopeve – Zllatograd me një festë të shijshme

Rreth 100 qingja në hell do të përgatiten për festën në Zllatograd gjatë festivalit tradicional të mbushur me muzikë dhe kostume popullore, kushtuar specialitetit të rodopeve. Mijëra mysafirë dhe turistë priten në qytetin piktoresk malor më 3 dhe 4 maj..

botuar më 25-05-03 10.00.PD