Kanë mbetur vetëm pak ditë deri në fillimin e një eventi sportiv të shumëpritur - Kampionati i tretë Botëror i Gjimnastikës Ritmike për Vajza, i cili do të mbahet nga 18 deri më 22 qershor në Arena Sofia. Programi i eventit është publikuar në faqen e internetit të sallës pritëse. Raportohet se shorti që përcakton rendin e garës parashikon që kombinimi i parë me unazë në programin individual të kualifikimit të kryhet nga një gjimnaste nga Qiproja. Pas kësaj do të një gjimnaste nga Uzbekistani do të luajë një kombinim me rreth. Ekipi bullgar do të fillojë në grupin e dytë, nën numrin 5 me një kombinim me rreth. Në Grupin B janë gjithashtu ekipet e Rumanisë, Kinës, Azerbajxhanit, etj.
Kjo garë është një mundësi e shkëlqyer për të parë "yjet e së ardhmes" në podiumin vendas. Shumë prej këtyre garuesve mund t’i shohim edhe në Lojërat Olimpike të Los Anxhelosit 2028 - thekson Federata Bullgare e Gjimnastikës Ritmike, duke shtuar se kjo është një shenjë e popullaritetit në rritje të sportit në mbarë botën.
Një total prej 72 vendesh janë regjistruar për të dërguar gjimnaste në Kampionatin e tretë Botëror për Vajza, 11 më shumë se në edicionin e dytë të kampionatit në vitin 2023.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: rgwchjuniors2025.com, facebook.com/BGRGfederation
Ivan Ivanov fitoi titullin në kategorinë e juniorëve në US Open, duke mposhtur Aleksandër Vasilev në një finale historike bullgare . Kështu, pas Wimbledon, kampioni 16-vjeçar ngriti kupën në një turne të dytë radhazi nga Grand Slam. Nxënësi i..
Për herë të parë në historinë e tenisit, dy bullgarë do të garojnë për titullin e US Open. Ivan Ivanov dhe Aleksandër Vasilev do të përballen me njëri-tjetrin në finalen e juniorëve, pasi fituan ndeshjet e tyre në hapin parafundor drejt ndeshjes..
Mbi 400 pjesëmarrës do të vrapojnë në edicionin e 11-të të "Maratonës Ekiden" të Sofjes 2025. Gara do të mbahet më 6 shtator dhe i kushtohet përvjetorit të Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore . Fillimi i vrapimit është..