Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rekord në garën "Vitosha 100" – për herë të parë u përshkua për më pak se 7 orë

Foto: facebook.com/vitosha100km

Hristo Cvetkov e fitoi për të pestën herë radhazi garën "Rrethi i Vitoshës", duke përmirësuar rekordin e vet personal. Ai përfundoi itinerarin 100-kilometërsh për 6:56:40 orë, duke përmirësuar rekordin e mëparshëm me plot 42 minuta, njoftoi BTA. Kështu, për herë të parë në historinë 42-vjeçare të garës, fituesi përfundon me kohë nën 7 orë.
Në vitin 2022, Hristo u bë i pari që përfundoi nën 8 orë, ndërsa në vitin 2021, kur fitoi me kohën 08:07:23, fitoi gjithashtu popullaritet duke u ulur në gjunjë menjëherë pas përfundimit për t’i propozuar martesë të dashurës së tij.

Afërsisht 3000 pjesëmarrës (vrapues dhe çiklistë) morën pjesë këtë vit në garën emblemë, e cila edhe këtë verë është pjesë e nismës "Sofja – kryeqyteti evropian i sportit". Fillimi i saj daton që nga vitet 70- të të shekullit XX, kur në planet kalendarike të shoqatave turistike të asaj kohe u shfaq gara "100 kilometra për 24 orë" – emërtimi i parë i Rrethit të Vitoshës. Çdo vit, koha e nevojshme për përshkimin e itinerarit po zvogëlohet.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: facebook.com/vitosha100km



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja është mikpritëse e Kampionatit Botëror të Gjimnastikës Ritmike për Vajza

Zëvendësministri i Rinisë dhe Sportit, docent Stojan Andonov, hapi Kampionatin Botëror të Gjimnastikës Ritmike për Vajza në Sofje. Më shumë se 370 gjimnaste nga mbi 70 shtete po garojnë deri më 22 qershor për vendet e para në sallën “Arena” në..

botuar më 25-06-19 9.16.PD

Sofja mirëpret elitën botërore të gjimnastikës ritmike për vajza

Kanë mbetur vetëm pak ditë deri në fillimin e një eventi sportiv të shumëpritur - Kampionati i tretë Botëror i Gjimnastikës Ritmike për Vajza, i cili do të mbahet nga 18 deri më 22 qershor në Arena Sofia. Programi i eventit është publikuar në faqen e..

botuar më 25-06-15 7.55.PD
Vesella Leçeva me Presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do të kontaktojë vetëm udhëheqjen e re të Komitetit Olimpik Bullgar

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Komiteti Olimpik Evropian do të punojnë dhe do të kontaktojnë vetëm me udhëheqjen e re të Komitetit Olimpik Bullgar, të zgjedhur në Asamblenë e Përgjithshme më 19 mars. Kjo u komentua për mediat nga Vesella Leçeva, e..

botuar më 25-06-10 9.26.PD