Kirill Petkov njoftoi në një konferencë për shtyp se po merr përgjegjësinë politike dhe po jep dorëheqjen si bashkëkryetar i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) (pjesë e koalicionit "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" - "Bullgaria Demokratike" – PP-DB, e cila ka numrin e dytë më të madh të deputetëve në Asamblenë Kombëtare) dhe po largohet nga parlamenti si deputet.
Dorëheqja vjen në sfondin e një skandali, i cili ka të bëj me PP-në. Ai shpërtheu pasi të hënën, më 23 qershor, kryetarët e bashkive të zonave të mëdha metropolitane "Ljulin" dhe "Mlladost", Georgi Todorov dhe Ivajllo Kukurin, njoftuan se po largoheshin nga partia dhe do të vazhdonin të ushtronin detyrën si kryetarë të pavarur për shkak të presionit të ushtruar mbi ta për të marrë pjesë në procedurat e prokurimeve publike të dakorduara më parë. Të nesërmen, zëvendëskryetari i bashkisë së Sofjes, Nikolla Barbutov, përgjegjës për "Politikat Evropiane, Çështjet Ndërkombëtare dhe Turizmin", u mor nga policia nga Bashkia e Sofjes për t'u marrë në pyetje në Komisionin Kundër Korrupsionit. Sot, kryetari i bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, e shkarkoi Barbutovin nga posti i tij dhe caktoi një audit të brendshëm të të gjitha prokurimeve publike me Barbutovin si autoritet kontraktues, raportoi gazetarja Evelina Stojanova.
Më herët gjatë ditës, u përhap në media një regjistrim, për të cilin supozohet se është midis nënkryetarit të bashkisë së Sofjes, Nikolla Barbutov, dhe kryetarit të distriktit Ljulin, Georgi Todorov, ku bëhet fjalë për marrëveshje për prokurimе publikе në Bashkinë e Sofjes.
"Nuk e di nëse ky regjistrim është i vërtetë, por nëse është i vërtetë, është një dështim i integritetit të këtyre njerëzve", komentoi Petkov. Ai ishte kategorik se askush nga udhëheqja e partisë nuk dinte se kishte bisedime për para nga kuadro të partisë dhe se asnjë nga njerëzit e përfshirë në këtë nuk e kishte kontaktuar as atë, as ndonjë zyrtar tjetër të lartë të PP-së, raportoi gazetarja Maria Fileva. Petkov njoftoi se Asen Vasilev do të mbetej në krye të partisë. Vetë Vasilev nuk mori pjesë në konferencë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që Bullgaria të mos përfshihet në konfliktet që po përshkallëzohen. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev për gazetarët në fshatin Dren, komuna e Radomirit, ku mori pjesë në shënimin e 35-vjetorit të krijimit të..
Shteti, të gjithë qytetarët bullgarë dhe biznesi janë të siguruar me karburant. Nuk priten asnjë lloj problemi me furnizimin me karburant në Bullgari, si për naftën, ashtu edhe për benzinën dhe propan-butanin. Këtë e konfirmoi në një konferencë për..
Nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak për Bullgarinë si rezultat i sulmeve të SHBA-së në centralet bërthamore të Iranit. Kjo u deklarua nga Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov në një konferencë për shtyp në Këshillin e Ministrave pas..
Gjatë natës moti në të gjithë vendin do të jetë i kthjellët. Në rajonet lindore do të fryjë erë e lehtë nga lindje-juglindja. Të premten vendi..
Një zjarr i madh me një front prej rreth 10 km pyjesh po digjet në pjesën lindore të Karnobatit, rajoni i Burgasit, njoftoi kryetari i bashkisë Georgi..
Natën do të jetë e kthjellët dhe pothuajse e qetë. Të enjten do të jetë përsëri me diell dhe vapë. Do të fryjë erë e lehtë nga..