Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Harmoni mes ujit dhe mjedisit urban – Vërsheci me një shatërvan të ri këngëtar

Foto: Bashkia Vërshec

Shatërvani i ri këndues tashmë po pulson në qendër të Vërshecit. Atraksioni bashkëkohor e ka transformuar sheshin qendror dhe po shndërrohet në vend të preferuar për banorët vendas dhe turistët. Instalacioni impresionon me koreografi dinamike ujore, efekte ndriçimi dhe melodi të frymëzuara nga pasuritë natyrore të rajonit – burimet minerale dhe lumenjtë e Stara Pllaninës. Pajisja përfshin pasqyrë ujore, kaskada, mini shatërvane dhe ujëvara, të cilat krijojnë ndjesinë e lëvizjes dhe jetës.

Projekti është realizuar me mjete nga programi kapital i Bashkisë së Vërshecit pas shumë viteve përgatitje. Shatërvani i ri ka infrastrukturë të ndërlikuar nëntokësore dhe dizajn modern, i cili lejon kontakt të drejtpërdrejtë të njerëzve me ujin. Janë formuar edhe zona të posaçme për pushim dhe për vëzhgim të shfaqjeve të ndriçimit gjatë natës.

Rreth shatërvanit është riorganizuar tërësisht hapësira e sheshit, e lidhur me shëtitoren e rinovuar të çinarëve – simbolike për qytetin. Banorët e përcaktojnë atë si "zemra e Vërshecit", ku mblidhen për momente qetësie, takime shoqërore dhe përshtypje të paharrueshme. Detaj interesant është se sistemi punon në regjim 24-orësh me rregullime automatike për intensitetin e rrymave të ujit në varësi të orës – nga ritme relaksuese gjatë ditës deri te kombinime dramatike në mbrëmje.

Shihni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski

Foto: Bashkia Vërshec


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një koncert festiv hap sezonin turistik në Varna

Me një koncert-shfaqje të mbushur me muzikë dhe valle, kryeqyteti bregdetar i Bullgarisë - Varna, hap sezonin turistik veror 2025. Koncerti nën titullin "Varna - ku koha rrjedh ndryshe" do të mbahet në hyrje të Kopshtit të Detit duke filluar nga ora..

botuar më 25-05-16 7.55.PD

Shfaqje me delfinë është një nga atraksionet verore të Varnës

Delfinariumi në Varnë po mirëpret përsëri vizitorët - duke ofruar tre shfaqje në ditë gjatë gjithë sezonit të verës, njofton BGNES. Fëmijët do të përshëndeten nga Dolli, Joana, Bimbo, Kimbo dhe Flipër, të cilët do të performojnë kërcime së larti,..

botuar më 25-05-15 10.36.PD

Udhëtim në zemër të Rodopeve – komuna Ardino pasuron atraksionet e saj turistike

Bashkia rodopase Ardino shpalli se ka filluar përgatitjen e kandidaturës së saj për pjesëmarrje në edicionin e pestë të nismës së Organizatës Botërore të Turizmit pranë OKB-së “Fshatrat më të mirë turistike”. Ideja e programit ndërkombëtar nuk..

botuar më 25-05-15 7.00.PD