Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët e suksesshëm në Los Anxhelos me një iniciativë të re muzikore

Foto: bgclassicalconcertsla.org

"Koncerte klasike bullgare – Los Anxhelos" është një organizatë e re për paraqitjen dhe promovimin e muzikës klasike bullgare në një kontekst global. Ajo është themeluar nga violinistja e suksesshme Bllagomira Lipari dhe kompozitorja e njohur bullgare Penka Kuneva, fituese e çmimit "Grammy". "Me gëzim të madh dhe entuziazëm shpallim fillimin e një iniciative të re koncertesh" – shkruan zonja Kuneva në rrjetet sociale.
Bllagomira Lipari dhe Penka Kuneva
Kuneva dhe Lipari punojnë së bashku me regjisorin Georgi Zdravkov dhe me ndihmën e Konsullit të Përgjithshëm të Bullgarisë në Los Anxhelos, Bojko Hristov dhe gruas së tij, Sillvia Hristova. Fondacioni i ri jo-fitimprurës "Bulgarian Classical Concerts – Los Angeles" do të organizojë koncerte klasike bullgare në Los Anxhelos dhe qytete të tjera në SHBA.

Qëllimi është të interpretohet muzika klasike bullgare. Krijimtaria e kompozitorëve legjendarë si Panço Vlladigerov, Ljubomir Pipkov, Marin Goleminov do të prezantohet së bashku me atë të bashkëkohësve tanë të suksesshëm – Dobrinka Tabakova, Georgi Andreev dhe shumë të tjerë. Duke qenë se misioni i koncerteve është bashkimi dhe krijimi i urave kulturore, do të dëgjohen gjithashtu kryevepra nga klasika botërore.
Bllagomira Lipari
Përveç muzikës bullgare e ndërthurur me kulturën botërore, do të promovohet gjithashtu kultura, arkitektura dhe traditat bullgare përmes projektimeve në video që shoqërojnë koncertet.

Sezoni i parë do të përfshijë tre ngjarje në Los Anxhelos – më 2 nëntor 2025, më 8 mars dhe 31 maj 2026 – me pjesëmarrjen e muzikantëve të njohur bullgarë dhe amerikanë në programe origjinale. Po planifikohen koncerte dhe master class në qytete të tjera në SHBA, një koncert simfonik gjatë sezonit të dytë dhe porosi për vepra të reja për koncert.

Deklarimi zyrtar i kësaj iniciative muzikore do të bëhet më 27 qershor në Konsullatën e Përgjithshme të Bullgarisë në Los Anxhelos – mësoi Radio Bullgaria nga Penka Kuneva. Koncerti që dha idenë për organizatën e re, u mbajt më 21 mars 2025.

I organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Bullgarisë në Los Anxhelos, ai ishte i pari i këtij lloji në Bregun Perëndimor dhe është ngjarja më e madhe e dedikuar festës kombëtare të Bullgarisë, si dhe iniciativës që marsi të jetë muaji i kulturës bullgare në Los Anxhelos. Pjesëmarrës ishin mysafirë të shquar, liderë dhe diplomatë nga mbi 20 shtete, të cilët ndoqën me interes programin, i cili përfshinte një nga veprat më të njohura dhe më të interpretuara bullgare – Rapsodinë "Vardar" të Panço Vlladigerovit, kuartetet e harqeve nga Marin Goleminov dhe Petko Stajnov, aranzhime për instrumente harqesh dhe flaut të këngëve nga "Misteri i Zërave Bullgarë", kompozime pianoje nga Milen Kirov, "Nani mi nani, Damjanco" nga Ljubomir Pipkov, "Toka" dhe "Nestinarkat" nga Penka Kuneva.

Misioni i "Koncerteve klasike bullgare – Los Anxhelos" është të ndërtojë ura kulturore midis diasporës bullgare dhe publikut të larmishëm, interpretuesve dhe institucioneve kulturore në SHBA.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Foto: Facebook /Consulate General of Bulgaria in Los Angeles, bgclassicalconcertsla.org 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënës nga Bullgaria dhe SHBA-ja u nisën në gjurmët e bullgarëve amerikanë

Nxënës bullgarë nga Bullgaria dhe SHBA-ja u nisën në gjurmët e bullgarëve amerikanë dhe për dy vite me radhë studiuan historinë e emigracionit bullgar në Amerikë. Ky proces u ndoq dhe u dokumentua në filmin dokumentar "Në gjurmët e bullgarëve amerikanë –..

botuar më 25-05-19 7.30.PD
Muzeu Kombëtar Etnografik

18 maj – Dita Ndërkombëtare e Muzeve

Çdo vit më 18 maj shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Muzeve. Fillimi është vënë në vitin 1977 nga ICOM (International Council of Museums) – Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve. Ideja fillimisht ishte të tregonte se “muzetë janë një mjet i rëndësishëm për..

botuar më 25-05-18 8.00.PD

“Nata evropiane e muzeve” është sërish një festë për vizitorët kuriozë

Radhë pritjeje formohen përpara të gjitha muzeve dhe galerive të mëdha në një ditë të vitit. Kjo është koha kur zhvillohet iniciativa e përbashkët evropiane “Nata e muzeve”. Më 17 maj, muzetë dhe galeritë bullgare hapin dyert me hyrje falas për..

botuar më 25-05-17 8.00.PD