Asen Vasilev deklaroi në një konferencë për shtyp se ai mbetet kryetari i vetëm i partisë "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP). Pas një takimi të Këshillit Kombëtar të PP-së që zgjati mbi 7 orë, Vasilev e përshkroi si një "precedent në historinë e kohëve të fundit të Bullgarisë" marrjen e përgjegjësisë politike nga Kirill Petkov dhe dorëheqjen e tij si udhëheqës politik. Vasilev shtoi se më 30 qershor, Petkov do të japë dorëheqjen edhe si anëtar i parlamentit.
Ai tregoi se Këshilli Kombëtar ka vendosur të thërrasë një asamble të përgjithshme zgjedhore më 27 dhe 28 shtator 2025, e cila do të miratojë ndryshime në statut dhe do të ndryshojë udhëheqjen kombëtare. Vasilev i përshkroi thashethemet për shpërbërjen e PP-së si të ekzagjeruara. Që nga e hëna, janë paraqitur 68 aplikime për ndërprerjen e anëtarësimit në parti dhe janë paraqitur 40 aplikime për anëtarësim të ri, tha politikani.
Deputetja Lena Borisllavova deklaroi se nuk ishte në asnjë mënyrë e përfshirë dhe as dëshmitare e ndonjë bisede rreth rregullimit të kontratave të prokurimeve publike për kompanitë apo zyrtarët e partisë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Gjykata e Qytetit të Sofjes hodhi poshtë kërkesën e kryetarit të bashkisë së Varnës, Bllagomir Kocev, për të ndryshuar masën e tij parandaluese "arrest në paraburgim" dhe e la atë në paraburgim, raportoi BTA. Vendimi nuk është përfundimtar dhe mund të..
Një dron u shfaq sot, 12 shtator, në Plazhin Verior në Burgas, raportoi një ekip i Radios Kombëtare Bullgare. Sipas shpëtimtarit të lartë Petër Rusev, makina u vu re në një zonë të pambrojtur të plazhit në drejtim të Sollnicite. Sinjali për një..
“Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike” (PP-DB) paraqiti një votë mosbesimi kundër qeverisë së Rosen Zheljazkovit në sektorin “Siguria e Brendshme dhe Drejtësia”, raportoi BGNES. “Ne nuk shohim vetëm një dështim për t'u përballur, por..
Stara Zagora po pret Festivalin e parë të Rrugës U.L.I.C.A. – Street Fest, njoftuan organizatorët nga ndërmarrja komunale “Art Skena”. Eventi do të..
Kërkesa për punonjës u rrit me 5% gjatë muajit gusht, që përkthehet në mbi 1700 vende pune më shumë krahasuar me korrikun, njoftoi për BTA një nga..