Asen Vasilev deklaroi në një konferencë për shtyp se ai mbetet kryetari i vetëm i partisë "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP). Pas një takimi të Këshillit Kombëtar të PP-së që zgjati mbi 7 orë, Vasilev e përshkroi si një "precedent në historinë e kohëve të fundit të Bullgarisë" marrjen e përgjegjësisë politike nga Kirill Petkov dhe dorëheqjen e tij si udhëheqës politik. Vasilev shtoi se më 30 qershor, Petkov do të japë dorëheqjen edhe si anëtar i parlamentit.
Ai tregoi se Këshilli Kombëtar ka vendosur të thërrasë një asamble të përgjithshme zgjedhore më 27 dhe 28 shtator 2025, e cila do të miratojë ndryshime në statut dhe do të ndryshojë udhëheqjen kombëtare. Vasilev i përshkroi thashethemet për shpërbërjen e PP-së si të ekzagjeruara. Që nga e hëna, janë paraqitur 68 aplikime për ndërprerjen e anëtarësimit në parti dhe janë paraqitur 40 aplikime për anëtarësim të ri, tha politikani.
Deputetja Lena Borisllavova deklaroi se nuk ishte në asnjë mënyrë e përfshirë dhe as dëshmitare e ndonjë bisede rreth rregullimit të kontratave të prokurimeve publike për kompanitë apo zyrtarët e partisë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 19°. Në Sofje do të jetë 10°. Gjatë ditës do të jetë me diell, pas mesditës – me vranësira. Në disa vende në rajonet malore të Bullgarisë Jugore do të ketë shi dhe bubullima. Do të fryjë..
Në një takim në Bruksel midis përfaqësuesve të ministrive të transportit të Bullgarisë dhe të Maqedonisë së Veriut, të dyja vendet konfirmuan angazhimin e tyre për të finalizuar pjesët hekurudhore që mungojnë të Korridorit 8, njoftoi Ministria e..
Ushtria bullgare po fillon ritmin e saj të përshpejtuar të modernizimit, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov nga bordi i fregatës "Verni", i cili mori pjesë në Ditën për Mysafirët e Lartë të stërvitjes "Briz 2025" në Varna. Javën e ardhshme, qeveria..
Fondacioni “Për Nesër” ka nisur projektin "Le të Krijojmë së Bashku", duke bashkuar të rinj nga Shqipëria, Lituania dhe Bullgaria dhe..
Nga 8 gushti 2025 deri më 31 dhjetor 2026, çmimet e mallrave dhe shërbimeve duhet të tregohen në leva dhe euro, vendosën deputetët në lexim të parë..
Nisma qytetare "Drejtësi për të Gjithë" po organizon një protestë të re sonte në Sofje. Ajo do të mbahet para Pallatit të Drejtësisë dhe do të..