Asen Vasilev deklaroi në një konferencë për shtyp se ai mbetet kryetari i vetëm i partisë "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP). Pas një takimi të Këshillit Kombëtar të PP-së që zgjati mbi 7 orë, Vasilev e përshkroi si një "precedent në historinë e kohëve të fundit të Bullgarisë" marrjen e përgjegjësisë politike nga Kirill Petkov dhe dorëheqjen e tij si udhëheqës politik. Vasilev shtoi se më 30 qershor, Petkov do të japë dorëheqjen edhe si anëtar i parlamentit.
Ai tregoi se Këshilli Kombëtar ka vendosur të thërrasë një asamble të përgjithshme zgjedhore më 27 dhe 28 shtator 2025, e cila do të miratojë ndryshime në statut dhe do të ndryshojë udhëheqjen kombëtare. Vasilev i përshkroi thashethemet për shpërbërjen e PP-së si të ekzagjeruara. Që nga e hëna, janë paraqitur 68 aplikime për ndërprerjen e anëtarësimit në parti dhe janë paraqitur 40 aplikime për anëtarësim të ri, tha politikani.
Deputetja Lena Borisllavova deklaroi se nuk ishte në asnjë mënyrë e përfshirë dhe as dëshmitare e ndonjë bisede rreth rregullimit të kontratave të prokurimeve publike për kompanitë apo zyrtarët e partisë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Shkelja e hapësirës ajrore të Polonisë sovrane çon në një përshkallëzim të rrezikshëm të tensionit midis Rusisë dhe NATO-s, shkroi Presidenti Rumen Radev në rrjetin social "X". Veprime të tilla gjithashtu dëmtojnë përpjekjet për të rivendosur paqen në..
"Krijuar në Bullgari, i njohur në mbarë botën!" - kjo është motoja e ngjarjes më të madhe të inovacioneve në robotikë dhe në teknologjitë autonome në vendin tonë - Robotics Strategy Forum, i cili do të mbahet më 11 shtator 2025 në Parkun Teknologjik të..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 19°C, në Sofje – 16°C. Gjatë ditës , nën ndikimin e frontit të ftohtë që kalon nga perëndimi në lindje, do të mbizotërojnë vranësira të dendura të tipit grumbullor me reshje shiu. Rreth..
Stara Zagora po pret Festivalin e parë të Rrugës U.L.I.C.A. – Street Fest, njoftuan organizatorët nga ndërmarrja komunale “Art Skena”. Eventi do të..
Kërkesa për punonjës u rrit me 5% gjatë muajit gusht, që përkthehet në mbi 1700 vende pune më shumë krahasuar me korrikun, njoftoi për BTA një nga..