Në Forumin Global për Lidhjen e Transportit - 2025 në Stamboll, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov u takua me homologun e tij maqedonas Aleksandër Nikolloski, njoftoi Ministria bullgare.
Karaxhov siguroi se Sofja po punon aktivisht mbi Korridorin Nr. 8 dhe deri në fund të korrikut do të shpallet porosia për ndërtimin e 2.4 km të fundit të linjës hekurudhore midis Gjueshevos dhe "Deve Bair" në kufirin me Maqedoninë e Veriut. Të gjitha procedurat janë përfunduar. Financimi prej 69 milionë eurosh është siguruar nga BE-ja. Deri në fund të vitit 2028, treni bullgar do të mbërrijë në "Deve Bair", tha Karadzhov dhe kujtoi se Bullgaria do të investojë më shumë se 1.5 miliardë euro në modernizimin e linjës nga Sofja deri në kufirin maqedonas.
Zëvendëskryeministrat Karaxhov dhe Nikolloski ranë dakord për një takim të ri për të koordinuar marrëveshjen për një tunel hekurudhor midis dy vendeve. Ata ranë dakord të dërgojnë ekspertë për të marrë pjesë në takimin për Korridorin Nr. 8 të organizuar nga Komisioni Evropian në korrik.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mençeva
Foto: Ministria e Transportit
Christine Lagarde deklaroi se anëtarësimi në zonën e euros do t’i sjellë Bullgarisë stabilitet si pjesë e zonës valutore. Kjo është detyra kryesore e Bankës Qendrore Evropiane – të ruajë stabilitetin e çmimeve në afat të mesëm, gjë që do të jetë në të..
Anna-Maria Hallaçeva, doktorante në Institutin për Shkencat Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjitë (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, u përmend nga Komisioni Evropian si një nga shembujt e të rinjve të..
“Dënojmë shkeljen e paprovokuar të hapësirës ajrore” — tha kryeministri Rosen Zheljazkov, gjatë një vizite në qytetin Simitli, lidhur me hyrjen e dronëve në hapësirën ajrore të Polonisë ditën e djeshme. “Pozita jonë është e qartë dhe në përputhje me..
Kërkesa për punonjës u rrit me 5% gjatë muajit gusht, që përkthehet në mbi 1700 vende pune më shumë krahasuar me korrikun, njoftoi për BTA një nga..