Në Forumin Global për Lidhjen e Transportit - 2025 në Stamboll, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov u takua me homologun e tij maqedonas Aleksandër Nikolloski, njoftoi Ministria bullgare.
Karaxhov siguroi se Sofja po punon aktivisht mbi Korridorin Nr. 8 dhe deri në fund të korrikut do të shpallet porosia për ndërtimin e 2.4 km të fundit të linjës hekurudhore midis Gjueshevos dhe "Deve Bair" në kufirin me Maqedoninë e Veriut. Të gjitha procedurat janë përfunduar. Financimi prej 69 milionë eurosh është siguruar nga BE-ja. Deri në fund të vitit 2028, treni bullgar do të mbërrijë në "Deve Bair", tha Karadzhov dhe kujtoi se Bullgaria do të investojë më shumë se 1.5 miliardë euro në modernizimin e linjës nga Sofja deri në kufirin maqedonas.
Zëvendëskryeministrat Karaxhov dhe Nikolloski ranë dakord për një takim të ri për të koordinuar marrëveshjen për një tunel hekurudhor midis dy vendeve. Ata ranë dakord të dërgojnë ekspertë për të marrë pjesë në takimin për Korridorin Nr. 8 të organizuar nga Komisioni Evropian në korrik.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mençeva
Foto: Ministria e Transportit
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE) Christine Lagarde mirëpriti guvernatorin e Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev si vëzhgues në Këshillin Drejtues të BQE-së. Në një postim në rrjetet sociale, Lagarde kujtoi se kanë mbetur pak më..
Në mënyrë të paprecedentë, Bullgaria do të ketë një shans për të pasur akses në 22.3 miliardë euro. Kjo u deklarua nga eurodeputeti Andrej Novakov në një konferencë të përbashkët për gazetarët bullgarë në Strasburg me kolegët e tij Andrej Kovaçev dhe..
Presidenti Rumen Radev foli në telefon me Emirin e Katarit, Shejh Tamim Bin Hamad al-Tani. Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e përpjekjeve në një plan global për të luftuar terrorizmin dhe shprehu shqetësimin e tij për përshkallëzimin e tensionit në..
Kërkesa për punonjës u rrit me 5% gjatë muajit gusht, që përkthehet në mbi 1700 vende pune më shumë krahasuar me korrikun, njoftoi për BTA një nga..