Pak më shumë se një muaj pasi filluan të nxjerrin albumet e tyre në pllaka të gramafonit me "Vetëm për ty", grupi Mary Boys Band prezanton edhe "Rruga e gjatë drejt shtëpisë" në vinil. Studio albumi i dytë i grupit, i cili tani del si një pllakë gramafoni, është në tregun muzikor që nga 1 korriku 2025. Grupi punoi mbi të për pesë vite, për të arritur tingullin e dëshiruar, por edhe atë unitet metafizik të ritmeve, timbreve, imazheve dhe emocioneve, në të cilin e gjen veten dhe ndihesh sërish i tërë. Në album, përveç këngës hit me të njëjtin titull, fansat do të gjejnë edhe "bukurinë universale" të këngëve "Luledielli", "Ngjyrat e perëndimit", "Për herë të fundit" dhe "Besoj në ty", rrëfimin e ndejshëm "Ji vetëm me mua", frymëzimin "Nisu me mua" dhe pendesën "Deri kur"... Këtu është edhe kënga e parë e grupit që u transmetua në World Chart Express në MTV – "Mos shiko me dashuri".
Maria Mutafçieva dhe shokët e saj thonë se "Rruga e gjatë drejt shtëpisë" është dashuri, ndjesi e një përqafimi të shumëpritur dhe lumturi! Jo rastësisht, kënga me të njëjtin titull dhe "Luledielli" janë përfshirë në tekstet shkollore të muzikës për klasën e 7-të dhe të 9-të. Ky është albumi i preferuar i muzikantëve nga Mary Boys Band, dhe ata shpresojnë që fansat e tyre ta pëlqejnë atë.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/ Mary Boys BandOrkestra Filarmonike e qytetit Vraca – Simfonieta – është shndërruar në një strehë për violinisten Aljona Çehova. E lindur në qytetin rus Tjumen (Siberia Perëndimore), e rritur në Krimenë ukrainase dhe pasi ka jetuar më shumë se 10 vjet në Moskë, ku..
Stefan Vëlldobrev ka publikuar një tjetër këngë nga albumi i tij me “Të dyshuarit e zakonshëm” "!Pikëpyetje të çuditshme?". Duke ndjekur emrin e albumit, Stefan nuk pushon së bëri pyetje edhe në titullin e këngës "A pi uthull, a ha limon", dhe vazhdon..
Ditën kur të krishterët ortodoksë nderojnë ikonën “Nëna e Shenjtë e Zotit – Është e Denjë”, qyteti bregdetar Pomorie mirëpret përsëri qindra pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Ortodokse me të njëjtin emër. Edicioni i 21-të i forumit..
Krijimet e muzikantit të madh Dimitër Vëllçev për skenën bullgare, kinemanë, televizionin dhe në zhanret popullore, janë jo vetëm mbresëlënëse, por edhe..
Një prej festivaleve më të gjata verore në vendin tonë është në qytetin turistik Primorsko, në Detin e Zi. Për tre muaj me radhë, Prim Fest 2025 do t’u..