Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rock, hite dhe opera – Primorsko fton dashamirësit e muzikës buzë detit

Foto: FB/Prim Fest - Primorsko

Një prej festivaleve më të gjata verore në vendin tonë është në qytetin turistik Primorsko, në Detin e Zi. Për tre muaj me radhë, Prim Fest 2025 do t’u ofrojë banorëve dhe turistëve në qytet mbrëmje muzikore, të larmishme në zhanre dhe stile të ndryshme. Fillimin e programit muzikor e vendosin yje të rokut si “Signal”, “Wikeda”, “Akaga”, “D2”, “Kerana dhe Kozmonautët”. Shumë humor të mirë do të ketë edhe për adhuruesit e hiteve të Veselin Marinov, Irina Florin dhe Stefan Vëlldobrev. 


Koha nga 26 korrik deri më 30 gusht është e rezervuar për koncerte operistike nën qiell të hapur. “Opera e Shenjtërores” nënkupton që në skenë do të shndërrohet faltorja trakase Begliktash. Për gjashtë javë atje do të interpretohen katër klasikë operistikë – “Trubadur”, “Rigoleto”, “Aida” dhe “Nabuko” nga kompozitori italian Xhuzepe Verdi. Koncertet janë pjesë nga repertori i Operës Shtetërore në Burgas. Si pjesë e programit argëtues të festivalit veror në Primorsko janë gjithashtu takimi vjetor i off-road-it, si dhe festivali i kampingut, të cilët do t’i japin qytetit një dozë shtesë adrenaline dhe atmosferë aventuriere.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski

Foto:  Facebook/Prim Fest - Primorsko, operabourgas.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bansko Opera Fest 2025 mbledh dashamirët e muzikës nën qiellin me yje

Nga data 28 deri më 30 gusht, në sheshin qendror “Nikolla Vapcarov” të qytetit malor turistik Bansko, do të mbahet edicioni i 16-të i Festivalit Bansko Opera Fest. Gjatë tre netëve nën qiell të hapur, publiku do të shijojë një përzgjedhje të pasur..

botuar më 25-08-28 7.45.PD

Yje të operës botërore në kryeqytetin bullgar

Më 28 dhe 29 gusht, sheshi "Shën Aleksandër Nevski" do të bëhet përsëri një sallë koncertesh në ajër të hapur. Ylli bullgar i operës Sonja Jonçeva  synon që festivali dy-ditor "Gala në Sofje" të bëhet një traditë vjetore - një urë lidhëse midis..

botuar më 25-08-28 6.50.PD

“Deti dhe toka” - një këngë verore me frymë detare

Për Dimitër Llazarov – DE FUEGO, nuk mund të thuhet me siguri se çfarë vjen e para – muzika apo vallëzimi. Këngët e tij prej autori na sjellin emocione pozitive – me ritme të gjalla dhe ndjesi verore. Kjo mund të thuhet edhe për këngën e tij më të re –..

botuar më 25-08-27 2.25.MD