Gorna Orjahovica është qyteti më i madh jo-rajonal në Bullgarinë Veriore. Ai ndodhet pranë Veliko Tërnovos dhe është një nyje e rëndësishme hekurudhore. Me rastin e 155-vjetorit nga shpallja e vendbanimit si qytet, në Muzeun Historik Lokal është vendosur një ekspozitë, e cila paraqet “historinë e ëmbël” të qytetit, i njohur si “kryeqyteti i sheqerit” i Bullgarisë. Dhe sheqeri, jo vetëm që nuk ka qenë ves në fillim të shekullit të kaluar, por është reklamuar si një burim shëndeti.
“Ekspozita “Sheqer, kafe & kompani” është realizuar pothuajse para 20 vitesh nga drejtori tashmë i ndjerë i Muzeut, shkencëtari Ivan Bëçvarov. Që prej atëherë ka udhëtuar nëpër muze dhe biblioteka në të gjithë vendin, ndërsa tani kthehet sërish, që të shënojmë 155 vjet histori qyteti të Gorna Orjahovicës” – kujtojnë nga muzeu.
Në sallat e tij paraqitet historia e sheqerit dhe ëmbëlsirave në Gorna Orjahovica, e cila nuk lidhet vetëm me faktin që nga viti 1912 atje funksionon ndërmarrja më e vjetër për prodhimin e sheqerit në Bullgari.
“Në ekspozitë do të shihni eksponate, të lidhura edhe me prodhues të tjerë nga Gorna Orjahovica. Do të mësoni se në Gorna Orjahovica është prodhuar çokollatë dhe prej këtu ka nisur çokollata e njohur “Krava”, të cilën ende e kujtojnë gjeneratat më të moshuara. Një pjesë e ekspozitës i kushtohet edhe pijeve, të cilat shpesh shoqërojnë kënaqësitë e ëmbla – çajit dhe kafesë. Janë ekspozuar shumë sende që paraqesin kulturën e konsumimit të tyre në gjysmën e parë të shekullit të XX” – lexojmë në faqen e Facebook-ut të Muzeut Historik në Gorna Orjahovica. Ekspozita përfshin mbi 300 eksponate – kuti për sheqer, ambalazhe çokollatash dhe karamelesh, mulli për kafe dhe tabaka.
Në muajt e verës, muzeu pret vizitorë edhe ditën e shtunë, ndërsa ekspozita “e ëmbël” mund të shihet deri në fund të korrikut.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski
Foto: facebook.com/muzei.gorna, oblastvt.comNjë festë, e mbështetur nga autorë bullgarë të letërsisë artistike nga vendi dhe jashtë tij, do të zhvillohet më 14 qershor në qytetin gjerman Hamburg. Për të marrë pjesë në edicionin e tretë të Festivalit të Letërsisë Bullgare, autorë nga Bullgaria,..
Një seri ngjarjesh që transformojnë hapësirat urbane në skena të gjalla për shprehje krijuese - ky është projekti "Lumi i Arteve", i cili zbatohet nga distrikti "Qendror" i Bashkisë së Plovdivit. Brenda tre ditësh - nga 13 deri më 15 qershor -..
Donvena Pandurski – mjeshtre baleti bullgare me një karrierë të lakmueshme evropiane, ka përfunduar Shkollën Shtetërore të Koreografisë në Sofje në fund të viteve ’70 të shekullit XX dhe është emëruar në Operën e Sofjes. Në vitin 1988 diplomohet në..
Ekspozita me pjesëmarrjen e mbi 350 piktorëve nga 51 shtete u hap në kryeqytetin tonë bregdetar. Ajo është pjesë nga edicioni i katërt i Trienales..