Gorna Orjahovica është qyteti më i madh jo-rajonal në Bullgarinë Veriore. Ai ndodhet pranë Veliko Tërnovos dhe është një nyje e rëndësishme hekurudhore. Me rastin e 155-vjetorit nga shpallja e vendbanimit si qytet, në Muzeun Historik Lokal është vendosur një ekspozitë, e cila paraqet “historinë e ëmbël” të qytetit, i njohur si “kryeqyteti i sheqerit” i Bullgarisë. Dhe sheqeri, jo vetëm që nuk ka qenë ves në fillim të shekullit të kaluar, por është reklamuar si një burim shëndeti.
“Ekspozita “Sheqer, kafe & kompani” është realizuar pothuajse para 20 vitesh nga drejtori tashmë i ndjerë i Muzeut, shkencëtari Ivan Bëçvarov. Që prej atëherë ka udhëtuar nëpër muze dhe biblioteka në të gjithë vendin, ndërsa tani kthehet sërish, që të shënojmë 155 vjet histori qyteti të Gorna Orjahovicës” – kujtojnë nga muzeu.
Në sallat e tij paraqitet historia e sheqerit dhe ëmbëlsirave në Gorna Orjahovica, e cila nuk lidhet vetëm me faktin që nga viti 1912 atje funksionon ndërmarrja më e vjetër për prodhimin e sheqerit në Bullgari.
“Në ekspozitë do të shihni eksponate, të lidhura edhe me prodhues të tjerë nga Gorna Orjahovica. Do të mësoni se në Gorna Orjahovica është prodhuar çokollatë dhe prej këtu ka nisur çokollata e njohur “Krava”, të cilën ende e kujtojnë gjeneratat më të moshuara. Një pjesë e ekspozitës i kushtohet edhe pijeve, të cilat shpesh shoqërojnë kënaqësitë e ëmbla – çajit dhe kafesë. Janë ekspozuar shumë sende që paraqesin kulturën e konsumimit të tyre në gjysmën e parë të shekullit të XX” – lexojmë në faqen e Facebook-ut të Muzeut Historik në Gorna Orjahovica. Ekspozita përfshin mbi 300 eksponate – kuti për sheqer, ambalazhe çokollatash dhe karamelesh, mulli për kafe dhe tabaka.
Në muajt e verës, muzeu pret vizitorë edhe ditën e shtunë, ndërsa ekspozita “e ëmbël” mund të shihet deri në fund të korrikut.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski
Foto: facebook.com/muzei.gorna, oblastvt.comKur artet e ndryshme hyjnë në kontakt, lindin gjëra të papritura. Dhe asgjë nuk është përfundimtare – fjalët zbukurojnë imazhin, ndërsa perceptimet fluturojnë drejt interpretimeve dhe botëve të reja. Një përvojë e tillë, që na rikthen në një kohë jo..
Festivali i veçantë veror i Wagner-it, i organizuar nga Teatri Kombëtar i Operës në Bullgari, fillon këtë vit më 26 qershor me premierën e operës “Tannhäuser” – vepra e nëntë nga Richard Wagner në repertorin e trupës së kryeqytetit. Në konferencën..
Teatri Dramatik "N. O. Masalitinov" në Plovdiv informon për një fazë të re në zhvillimin e kulturor në vend. Bëhet fjalë për fillimin e një partneriteti strategjik me një kompani kryesuese në përpunimin e metaleve të çmuara dhe metaleve me ngjyra, që..