Gjatë javës së parë të muajit korrik 2025, në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës u zhvilluan me sukses katër ditët e para të edicionit të pestë të Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare, një iniciativë unike në llojin e saj në Shqipëri. Kjo shkollë organizohet nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja dhe Departamenti i Gjuhëve Sllave-Ballkanike, në bashkëpunim me Universitetin “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” të Veliko Tërnovos në Bullgari, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional midis dy universiteteve.
Aktivitetet nisën më 1 korrik 2025 me një ceremoni të veçantë në sallën “Europa” të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Të pranishmit u përshëndetën sipas traditës bullgare – nga një studente e veshur me kostum popullor karakteristik bullgar dhe me kulaç të shoqëruar me mjaltë – si simbol i mikpritjes dhe fillimit të mbarë. Ceremonia u pasurua me urime nga përfaqësues të institucioneve akademike dhe diplomatike.
Në ditët pasuese, mësimi i gjuhës praktike bullgare u zhvillua në dy nivele – fillestar dhe i avancuar – me pjesëmarrje të gjerë dhe ndërveprim të vazhdueshëm midis studentëve shqiptarë dhe atyre bullgarë që studiojnë gjuhën shqipe. Ky model inovativ i mësimdhënies ndërsjellë promovon jo vetëm përvetësimin e gjuhës, por edhe ndërtimin e urave ndërkulturore. Seminaret e gjuhës praktike u drejtuan nga pedagogët e bullgarishtes, Prof. As. Dr. Raqi Bello nga Universiteti “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” i Veliko Tërnovos dhe lektorja e bullgarishtes në Universitetin e Tiranës, Dr. Miranda Bello.
Aktualisht, nga gati 8000 fëmijë të privuar nga kujdesi prindëror, vetëm 850 kanë leje për birësim të plotë. Kjo u njoftua nga Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Ivan Krëstev në një tryezë të rrumbullakët në Sofje, duke sakëtsuar se nga..
Bullgaria vazhdon të jetë ndër vendet e BE-së me deficitet më serioze në fushën e lirisë së medias. Ky është përfundimi i Koalicionit të organizatave ndërkombëtare që punojnë në fushën e lirisë së shtypit, i cili kreu një mision faktmbledhës..
Gjatë gjithë verës, dhe madje edhe tani, Bullgaria ka luftuar zjarre të shumta - fushore dhe pyjore. Në të njëjtën kohë, mbi gjysmë milioni njerëz janë pa ujë ose në një regjim të rreptë uji . Të zhytura në problemet aktuale, si qytetarët, ashtu..
Në emër të Kreut të Shtetit Rumen Radev, Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova i dorëzoi Profesor Ma Sipu Urdhrin e Shën Kirilit dhe Metodit, shkallë të..