Një aparat unik për kontroll të syve me inteligjencë artificiale (IA) u përdor për herë të parë nga specialistë bullgarë gjatë ekzaminimeve mjekësore falas në fshatin Ostrenin e Madh, në rajonin e Gollobordës në Shqipëri. Kontrollimet u zhvilluan nga data 26 deri më 28 qershor nga një ekip pedagogësh dhe mjekësh të Universitetit Trak në Stara Zagora, në bashkëpunim me Ambasadën Bullgare në Tiranë dhe Qendrën Shëndetësore Ostren–Trebisht.
Pajisja inovative u aplikua te pothuajse gjysma e 400 pacientëve të ekzaminuar. Rezultatet e interpretuara me Inteligjencë Artificiale (IA) u kontrolluan dhe u konfirmuan gjithashtu nga një mjek oftalmolog. Në këtë mënyrë u sigurua një kontroll i dyfishtë dhe besueshmëri e lartë diagnostike.
Ostreni i Madh është pjesë e rajonit historik të Gollobordës dhe ndodhet në qarkun administrativ të Dibrës, i cili ka përqendrimin më të madh të popullsisë me vetëdije bullgare në Shqipëri pas qarkut të Kukësit, sipas të dhënave nga regjistrimi i fundit i popullsisë në Shqipëri në vitin 2023, sqarojnë nga Kolegji Mjekësor. Fshatrat në këtë zonë janë të vështira për t’u arritur dhe mungesa e infrastrukturës rrugore e bën të vështirë aksesin e banorëve në shërbimet shëndetësore.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTATradita e kopshtarisë bullgare në Hungari к përfshir në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Këtë e shpalli kryetari i Vetëqeverisjes Republikane Bullgare në Hungari, Dr. Danço Musev, gjatë festimeve të kushtuara..
Që të rinjtë të jenë të aftë të përballen me sfidat moderne – tregun e punës, zhvillimin e teknologjisë dhe kërkesat e botës që na rrethon – arsimi ka nevojë për reforma të mbështetura me ligje të nevojshme. Një prej tyre është ligji për arsimin..
Në fillim të shekullit të kaluar Dubai ishte një qytet i vogël me rreth 1200 banorë, me një port të vogël në brigjet e Gjirit Persik. Falë vendndodhjes së tij gjeografike u shndërrua në një port të rëndësishëm për tregtarët e huaj, kryesisht indianë,..
Që të rinjtë të jenë të aftë të përballen me sfidat moderne – tregun e punës, zhvillimin e teknologjisë dhe kërkesat e botës që na rrethon – arsimi ka..
Tradita e kopshtarisë bullgare në Hungari к përfshir në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Këtë e shpalli kryetari..