Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia mbyll përkohësisht rrugën për migrantët nga Afrika e Veriut

Greqia ndalon për 3 muaj shqyrtimin e kërkesave për azil të migrantëve që mbërrijnë në vend nga Afrika e Veriut me varka, njoftoi EuroNews-Greqi. “Rruga drejt Greqisë po mbyllet”, deklaroi nga foltorja e parlamentit kryeministri Kiriakos Micotakis, duke dërguar “një mesazh për të gjithë trafikantët dhe klientët e tyre të mundshëm, se paratë që shpenzojnë mund të jenë krejtësisht të humbura”. Sipas tij, të gjithë migrantët që hyjnë në mënyrë të paligjshme në vend do të arrestohen dhe ndalohen.

Kiriakos Micotakis

Athina ka në plan të informojë Komisionin Evropian për masat ligjore që po ndërmerr në lidhje me këtë çështje. Qeveria greke është duke zhvilluar bisedime për këtë temë me të dy autoritetet në Libi – qeverinë e njohur ndërkombëtarisht në Tripoli dhe atë në Bengazi. Numri i migrantëve që mbërrijnë nga verilindja e Libisë përmes detit po rritet vazhdimisht. Sipas medias, vetëm në qytetet Hanja dhe Retimno në Kretë, numri i migrantëve tashmë tejkalon 1500 vetë.

Rumania nis luftën kundër deficitit me masa të rrepta ekonomike

Rumania për momentin i shpëton rrezikut për të humbur fondet evropiane. Kjo u bë e qartë pasi ministri i financave Aleksandru Nazare prezantoi në Bruksel paketën e përgatitur nga qeveria e kryeministrit Ilie Bollozhan për masa fiskale e buxhetore kundër deficitit të tepërt buxhetor prej 9,3%, njoftoi BTA. Qeveria e re rumune e drejtuar nga Bollozhan miratoi më 7 korrik paketën e parë të masave fiskale, që synojnë të sigurojnë të ardhura shtesë në buxhetin e vitit 2025, të cilat llogariten në rreth 10,75 miliardë lei rumunë (1 euro shkëmbehet për 5,07 lei). Masat përfshijnë rritjen e disa taksave, tarifave dhe akcizave, duke përfshirë TVSH-në, norma standarde e së cilës nga 1 gushti rritet nga 19% në 21%. Masat e shpallura provokuan pakënaqësi publike dhe protesta.

“Rumania çdo ditë merr borxhe të mëdha vetëm për të funksionuar, dhe nëse kjo nuk ndalet, do të bëhemi një vend ku nuk rekomandohet të investohet”, paralajmëroi Ilie Bollozhan gjatë prezantimit të paketës fiskale në parlamentin rumun, sipas “Radio Romania International”. Gjithashtu, raporti më i fundit i agjencisë ndërkombëtare të vlerësimit Moody’s paralajmëron se çdo devijim nga ky plan mund të çojë në ulje të vlerësimit të kreditit të vendit.

Maqedonia e Veriut nisi ndërtimin e lidhjes së gazit me Greqinë

Filloi ndërtimi i interkonektorit të gazit prej 66,7 kilometrash midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, në segmentin nga Gjevgjelia deri në Negotinë, me një kapacitet fillestar prej 1,5 miliardë metra kub në vit, njoftoi BTA duke cituar agjencinë shtetërore të lajmeve MIA. Sipas kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ky projekt do të ofrojë burime të reja të gazit natyror, furnizim të qëndrueshëm, çmime më të ulëta, konkurrueshmëri më të madhe për kompanitë dhe dërgon një mesazh të fortë se vendi më në fund po bëhet pjesë e rrjetit evropian të energjisë.

Vlera e projektit është 3,7 miliardë denarë (59,9 milionë euro), të siguruara me mbështetjen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Evropiane të Investimeve dhe Bashkimit Evropian. Zbatues i projektit, i cili duhet të përfundojë deri në vitin 2027, është kompania “Rapid Build” nga Kumanova. Sipas ministres së energjetikës, Sanja Bozhinovska, vendi do të ketë një tubacion modern të gazit, me mundësi për dyfishim të kapacitetit.

Gjithnjë më shumë punëtorë të huaj po zgjedhin Shqipërinë

Shqipëria po regjistron një rritje të ndjeshme të numrit të qytetarëve të huaj që punojnë në sektorë me mungesë të fuqisë punëtore vendase. Shumica e tyre janë të punësuar në sektorë si turizmi, ndërtimi dhe shërbime të tjera. 15–20% më shumë të huaj erdhën në Shqipëri gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, krahasuar me vitin e kaluar, kur sipas të dhënave zyrtare ishin të punësuar 13 000 të huaj me leje të rregullta pune, njofton gazeta shqiptare "Gazeta Tema". “Meqë punësimi sezonal po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm në rajonin tonë, ai shpesh ndodh pa rregulla të qarta dhe pa mbrojtje të punëtorëve”, thekson botimi. Bëhet fjalë kryesisht për punëtorë nga vendet fqinje ose më të largëta. Për shkak të realiteteve të reja në tregun e punës, vendet e rajonit – Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi –nisën një bashkëpunim aktiv për të garantuar kushte më të sigurta pune për punëtorët e huaj.


Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: AP/BTA, BGNES, kurir.mk, gazetatema.net


Më shumë nga rubrika

Nxënësit bullgarë të shkencës dhe gjuhësisë kthehen me 12 çmime

Këtë mëngjes, nxënësit bullgarë të shkencës dhe gjuhësisë u kthyen me 12 çmime nga olimpiadat më prestigjioze ndërkombëtare në Tajvan dhe Filipine. Vanesa Kalinkova, një nxënëse nga Shkolla e Mesme e Specializuar e Shkencës dhe Matematikës në..

botuar më 25-07-28 6.06.MD
Fshati Kozarevo, rrethi i Jambolit

Bullgaria po digjet! Ka ndihmë, por bilanci është i rëndë …

Kjo verë bullgare është e trishtueshme .  Nxehtësi me temperatura mbi 40 gradë për ditë të tëra. Dhe nxehtësia, së bashku me pakujdesinë dhe neglizhencën njerëzore, kanë ndezur qindra zjarre në të gjithë vendin tonë. Për javën e dytë,..

botuar më 25-07-28 3.44.MD

Lloje të reja duhani në Bullgari kundër ndryshimeve klimatike

Ndryshimet klimatike ndikojnë fuqishëm në bujqësinë në Bullgari, përfshirë edhe prodhimin e duhanit. Prandaj kërkohen lloje që janë në gjendje të përballojnë verërat e thata dhe të nxehta. Së fundmi, Shoqata Kombëtare e Prodhuesve të Duhanit – 2010..

botuar më 25-07-27 8.00.PD