Gjatë natës do të ketë shtim të vranësirave mbi rajonet perëndimore, ndërsa në pjesën tjetër më të madhe të vendit do të jetë kryesisht kthjellët. Të martën, vranësirat më të dukshme do të jenë mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore, ndërsa pasditja do të sjellë shtim të vranësirave edhe mbi rajonet verilindore, ku në disa zona priten reshje shiu dhe bubullima. Në rajonet juglindore, pjesa më e madhe e ditës do të jetë me diell. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 31° dhe 36°, ndërsa në Sofje rreth 31°.
Në zonat malore pritet mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu me bubullima kryesisht pasdite. Do të fryjë erë mesatare nga veriu-veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 22°, dhe në 2000 metra – rreth 18°.
Në bregdet do të mbizotërojë mot me diell, me vranësira kalimtare mbi bregdetin verior. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 27° dhe 30°. Temperatura e ujit të detit është 24°-26°, ndërsa dallgëzimi do të jetë i ulët – 1 deri në 2 ballë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTATë shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 19°. Në Sofje do të jetë 10°. Gjatë ditës do të jetë me diell, pas mesditës – me vranësira. Në disa vende në rajonet malore të Bullgarisë Jugore do të ketë shi dhe bubullima. Do të fryjë..
Në një takim në Bruksel midis përfaqësuesve të ministrive të transportit të Bullgarisë dhe të Maqedonisë së Veriut, të dyja vendet konfirmuan angazhimin e tyre për të finalizuar pjesët hekurudhore që mungojnë të Korridorit 8, njoftoi Ministria e..
Ushtria bullgare po fillon ritmin e saj të përshpejtuar të modernizimit, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov nga bordi i fregatës "Verni", i cili mori pjesë në Ditën për Mysafirët e Lartë të stërvitjes "Briz 2025" në Varna. Javën e ardhshme, qeveria..
Nxënës, mësues dhe studentë nga institucionet arsimore bullgare jashtë vendit morën pjesë në Seminarin Veror mbi Gjuhën dhe Kulturën Bullgare në..
Mijëra qytetarë u mblodhën mbrëmë para Gjykatës në Sofje për të protestuar duke kërkuar drejtësi të pavarur dhe në mbrojtje të kryetarit të..
Konfiskimi i makinave të drejtuara nga shoferë të dehur dhe të droguar nuk bie ndesh me ligjin themelor të vendit. Kjo u vendos nga Gjykata..