Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nënpresidentja hapi Seminarin e 62-të Veror të Gjuhës dhe Letërsisë Bullgare në Sofje

Ilijana Jotova
Foto: Presidenca

"Ju jeni ambasadorët më të mirë të Bullgarisë, të gjuhës dhe kulturës bullgare në mbarë botën, përfaqësuesit më të suksesshëm të diplomacisë kulturore." Me këto fjalë, nënpresidentja Ilijana Jotova përshëndeti pjesëmarrësit në Seminarin e 62-të Veror të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Universitetin e Sofjes. "Jam e lumtur që sot, në sallën kryesore të universitetit më të vjetër bullgar, përfaqësues nga kaq shumë vende nuk kemi nevojë për përkthyes dhe flasim në një gjuhë të mrekullueshme bullgare."

Në edicionin e këtij viti të seminarit marrin pjesë mbi 80 studentë, pedagogë dhe përkthyes nga 26 shtete.

Nënkpresidentja përshëndeti organizatorët për programin e pasur të seminarit. “Seminari veror i gjuhës bullgare i kushtohet kujtesës dhe së ardhmes. Kujtesë që ka pika takimi me të tashmen, rrëfen për të kaluarën dhe na udhëheq drejt së ardhmes – zhvillimit të gjuhës bullgare, tendencave të reja në kulturën dhe letërsinë bullgare bashkëkohore, me autorë me njohje të gjerë ndërkombëtare,” theksoi Jotova.

Programi përfshin mësim praktik të gjuhës bullgare, seminare teorike për gjuhën bullgare, përkthim, letërsi bullgare dhe antropologji kulturore, si dhe, në mënyrë fakultative, mësim të këngëve dhe valleve popullore bullgare. Gjatë seminarit, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të vizitojnë Muzeun Historik Rajonal në Sofje, Institutin Kombëtar Arkeologjik me Muze, Bibliotekën Kombëtare “Shenjtor Kirill dhe Metodij”, Manastirin e Baçkovos dhe qytetin Koprivshtica.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Presidenca 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla "Çuçuliga" në Londër synon përmes mësimeve të lidhë fëmijët me Bullgarinë

Gjatë disa dekadave të fundit, komuniteti bullgar në Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndjeshëm, dhe bashkë me këtë edhe nevoja për ruajtjen e gjuhës amtare dhe të identitetit kulturor. Një rol të rëndësishëm në këtë proces luajnë shkollat bullgare, të..

botuar më 25-09-15 8.00.MD

Ministri bullgar i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov hap vitin shkollor në shkollën bullgare "Hristo Botev" në Tiranë

Në kuadrin e vizitës së punës dy-ditore në Tiranë që filloi sot, 15 shtator, Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov do të marrë pjesë në hapjen ceremoniale të vitit të ri shkollor në shkollën bullgare të së dielës "Hristo Botev" në Tiranë.  Ajo..

botuar më 25-09-15 6.32.MD

Përsëri në shkollë

Sot, 57 mijë nxënës të klasës së parë kaluan pragun e shkollës në të gjithë Bullgarinë.  Mbi 2300 shkolla në vend hapën dyert për të mirëpritur nxënësit e tyre më 15 shtator, raportoi një gazetar i BGNES...

botuar më 25-09-15 3.07.MD