Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 16 korrikun 2025

Në mes të javës moti do të jetë i ngrohtë me reshje të izoluara

Foto: BTA

Të mërkurën, temperaturat minimale do të jenë nga 18 deri në 22°C, ndërsa në Sofje rreth 18°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë moti kryesisht me diell, me vranësira të përkohshme. Pasdite, mbi zonat malore dhe në Bullgarinë Lindore, do të përhapen shtëllunga resh dhe do të ketë reshje të izoluara. Në rajonin Lludogorie reshjet pritet të jenë intensive përkohësisht, me rrezik për breshër.
Temperaturat maksimale do të rriten pak dhe do të jenë midis 30 dhe 35°C, ndërsa në Sofje rreth 30°C.

Në malet do të jetë me diell paradite, ndërsa pasdite do të zhvillohen re dhe në disa zona të maleve Rilla dhe Rodopet dhe në pjesën lindore të malit Stara Pllanina, do të ketë reshje dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga veriu.
Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë rreth 23°C, dhe në 2000 m rreth 17°C.

Në bregdetin e Detit të Zi, vranësirat do të jenë të konsiderueshme, dhe në pjesën veriore të bregdetit do të ketë reshje dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të lëvizin ndërmjet 29–31°C. Temperatura e ujit të detit është 25–26°C. Dallgëzimi i detit do të jetë 1–2 ballë.

Të enjten, era jugore do të sjellë rritje të temperaturave dhe në ultësira do të arrijnë 37–38°C. Më vonë gjatë ditës, era nga veriperëndimi do të sjellë ajër më të freskët. Në mbrëmje dhe gjatë natës në rajonin veriperëndimor të Bullgarisë, do të zhvillohen re të fuqishme stuhie – me reshje të shkurtra, stuhi me bubullima dhe breshër.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 70 artizanë do të marrin pjesë në Panairin e Artizanatit që fillon sot në fshatin Oreshak pranë Trojanit

Mbi 70 mjeshtër artizanë do të marrin pjesë në Panairin tradicional të Artizanatit në fshatin Oreshak pranë Troanit , i cili fillon më 14 gusht dhe do të zgjasë deri të dielën, njoftoi korrespondenti i BNR-së Pllamen Hristov. Mjeshtrit e..

botuar më 25-08-14 6.00.PD

Parashikimi i motit për 14 gushtin 2025

Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 21°, në Sofje – 18°. Gjatë ditës , në pjesën më të madhe të vendit do të jetë me diell. Në orët e pasdites do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave mbi rajonet jugore dhe..

botuar më 25-08-13 7.35.MD

Avionë luftarakë gjermanë eskortuan një aeroplan nga Sofja deri në Londër pas një alarmi të rremë në numrin 112

Avionë luftarakë gjermanë eskortuan një avion Boeing 737 të kompanisë ajrore Ryanair nga Sofja drejt Londrës, me 174 pasagjerë në bord. Incidenti ndodhi më 11 gusht. Eskortimi u krye pas marrjes së një alarmi në numrin emergjent 112 nga një..

botuar më 25-08-13 5.54.MD