Nga 1 janari 2026, Bullgaria do të bëhet pjesë e eurozonës dhe leva së bashku me stotinkat do të mbeten pjesë e historisë. Monedha e re, që do të zëvendësojë valutën kombëtare do të ketë pamje të ndryshme, por do të ruajë simbolet dhe figurat e njohura për qytetarët. Monedhat euro me dizajn bullgar tashmë u miratuan nga Banka Kombëtare Bullgare (BNB) dhe Komisioni Evropian, dhe motivet e përzgjedhura flasin në gjuhën e historisë dhe shpirtit bullgar. Siç theksohet nga BNB, ruajtja e figurave të njohura nga shoqëria ndihmon lehtësimin psikologjik të kalimit drejt valutës së re dhe forcon praninë e Bullgarisë në Evropë. Sepse paraja nuk është thjesht mjet pagese – ajo është edhe një mesazh kulturor.
Dy anët e një monedhe
Të gjitha monedhat në zonën e euros kanë dy faqe të veçanta – një faqe të përbashkët dhe një faqe kombëtare. Faqja e përbashkët u krijua nga dizajnjeri belg Luc Luycx nga Oborri Monetar Mbretërore i Belgjikës dhe paraqet Bashkimin Evropian ose kontinentin e Evropës, duke theksuar unitetin e BE-së.
Megjithatë, çdo shtet anëtar ka të drejtën të përcaktojë pamjen e faqes kombëtare të monedhës së vet euro. Simbolet e detyrueshme në monedhat euro bullgare do të përfshijnë rrethin me 12 yje të BE-së, si dhe fjalën БЪЛГАРИЯ (Bullgaria) të shkruar në alfabetin cirilik. Të gjitha monedhat do të mbajnë vitin "2026", që shënon kalimin zyrtar të Bullgarisë në euron.
Si do të duken monedhat e reja euro bullgare?
Dizajni është vepër e ekipit të Oborrit Monetar Bullgar, i cili do të kujdeset edhe për prerjen e monedhave. Nëse i shohim nga afër, do të vërejmë figura të njohura, por të fuqishme, që përfaqësojnë historinë dhe shpirtin bullgar në njësitë e reja monetare:
Në monedhën prej 2 eurosh do të vendoset figura e Paisij Hilendarski, një nga më të rëndësishmit rilindës dhe udhërrëfyes shpirtërorë të popullit bullgar. Në skajin anësor të kësaj monedhe do të jetë i gdhendur me shkronja kapitale mbishkrimi: "O ZOT, RUAJE BULLGARINË". Ky tekst u shfaq për herë të parë në monedhat e reja pas Çlirimit të Bullgarisë (pas vitit 1878), si një shprehje e dëshirës së fortë të bullgarëve për ruajtjen dhe mbrojtjen e atdheut të tyre.
Shën Ivan Rillski, mbrojtësi qiellor i popullit bullgar, do të jetë figura e monedhës prej 1 euro – një zgjedhje që njëkohësisht simbolizon mëshirë dhe mbrojtje, por edhe përpjekjen për ruajtjen e identitetit bullgar brenda një hapësire multietnike dhe shumëkombëshe.
Ndërsa monedhat me vlerë më të vogël – nga 1 deri në 50 eurocentë – do të mbajnë figurën e Kalorësit të Madarës, një simbol i njohur që tashmë gjendet edhe në monedhat aktuale bullgare. Në këtë mënyrë, edhe eurocenti më i vogël “do të flasë në cirilik”, duke kujtuar se Bullgaria është pjesë e Evropës, por me një gjurmë të veçantë bullgare – kulturore, historike dhe gjuhësore.
Te kartëmonedhat euro nuk ka surpriza
Emetimi i kartëmonedhave euro sigurohet nga Banka Qendrore Evropiane në bashkëpunim me bankat qendrore kombëtare. Edhe Bullgaria do të shtypë kartëmonedha, dhe sasitë e nevojshme për periudhën e kalimit do të jenë të përgatitura shumë përpara datës 1 janar.
Megjithatë, elemente kombëtare bullgare nuk do të paraqiten në kartëmonedhat prej letre, të cilat do të ndjekin estetikën tashmë të miratuar nga Banka Qendrore Evropiane.
Sa peshojnë levat dhe stotinkat dhe çfarë do të ndodhë me to?
Vetëm një monedhë dy leva peshon 8.5 gramë. Duke shumëzuar këtë me dhjetëra miliona monedha, arrijmë në qindra tonë metal! Pas vendosjes zyrtare të euros, leva dhe stotinkat do të mbeten mjet ligjor pagese për një periudhë kalimtare nga 1 muaj. Pas kësaj, ato do të mund të konvertohen pa kufizime kohe dhe pa tarifa në Bankën Kombëtare të Bullgarisë (BNB).
Ndërrim apo vazhdim?
Sipas analistëve, kalimi në monedhën evropiane nuk është humbje e identitetit, por një test për qëndrueshmërinë e tij. Sepse, kur një shtet hyn në një komunitet të ri ekonomik, ai ose e humb fytyrën e tij, ose e mbron atë me dinjitet. Bullgaria duket se zgjedh opsionin e dytë. Në një botë ku simbolet po fshihen gjithnjë e më shumë, ajo insiston të lërë gjurmën e vet. Jo vetëm në histori, por edhe në duart dhe në ndërgjegjen e njerëzve.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BNB, BТА, BNR, coinsinfo.wixsite.com, bbr.bg
Në vitin 2005, Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit nisi takimin e parë të shkollave bullgare jashtë vendit – një ngjarje që u përsërit një vit më vonë, dhe në vitin 2007 u hodh hapi tjetër i madh: themelimi i Shoqatës së Shkollave Bullgare..
Instituti i Shkencave Kompjuterike, Inteligjencës Artificiale dhe Teknologjisë (INSAIT) në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" prezantoi pesë punime shkencore në Konferencën Ndërkombëtare mbi Mësimin Automatik (ICML 2025), njoftoi..
Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme, më 16 korrik, miratoi një program për mbështetjen e komuniteteve, organizatave dhe mediave bullgare jashtë vendit për vitin 2025. Gjithashtu u aprovuan shpenzime shtesë në shumën prej 180000 leva, në kuadër..
Në vitin 2005, Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit nisi takimin e parë të shkollave bullgare jashtë vendit – një ngjarje që u përsërit një vit..
Instituti i Shkencave Kompjuterike, Inteligjencës Artificiale dhe Teknologjisë (INSAIT) në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" prezantoi..