Një pritje zyrtare në Ambasadën e Bullgarisë në Paris shënoi mbylljen e sesionit të 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore pranë UNESCO-s. Ndër të pranishmit ishin kryetari i sesionit, prof. Nikollaj Nenov, drejtori i Qendrës për Trashëgimi Botërore, Lazare Elundu-Asomo, dhe drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Odre Azule. Pranuam 28 objekte të reja në Listën e Trashëgimisë Botërore dhe vendosëm të heqim një objekt nga Afrika nga lista e objekteve të rrezikuara, pasi tashmë nuk është më në rrezik, tha ambasadorja e Bullgarisë në Paris, Radka Ballabanova, e cituar nga BTA.
"U binda se sa shumë është e angazhuar Bullgaria në punën e UNESCO-s. Dëshiroj të falënderoj edhe institucionet financiare që bënë gjithçka të mundur për të siguruar kushtet për diskutimet tona këtu në Paris, në selinë qendrore të UNESCO-s. E di që keni bërë shumë përpjekje, dhe ju falënderoj për këtë", tha drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Odre Azule.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Natën e së premtes , do të formohen vranësira mbi Bullgarinë Qendrore dhe Lindore dhe do të ketë shira intensivë afatshkurtër, stuhi dhe breshër. Të premten do të jetë kryesisht me diell, por në rajonet ekstreme juglindore do të ketë shira në vende..
Konfiskimi i makinave të drejtuara nga shoferë të dehur dhe të droguar nuk bie ndesh me ligjin themelor të vendit. Kjo u vendos nga Gjykata Kushtetuese. Makinat e atyre që drejton pasi kanë përdorur alkool dhe drogë, nëse janë pronë e tyre, do të..
Nxënës, mësues dhe studentë nga institucionet arsimore bullgare jashtë vendit morën pjesë në Seminarin Veror mbi Gjuhën dhe Kulturën Bullgare në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit Jugperëndimor “Neofit Rillski” në Bllagoevgrad, raportoi BTA...
Nxënës, mësues dhe studentë nga institucionet arsimore bullgare jashtë vendit morën pjesë në Seminarin Veror mbi Gjuhën dhe Kulturën Bullgare në..
Mijëra qytetarë u mblodhën mbrëmë para Gjykatës në Sofje për të protestuar duke kërkuar drejtësi të pavarur dhe në mbrojtje të kryetarit të..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 22°C. Në Sofje do të jetë 14°C. Gjatë ditës do të kalojë një front i ftohtë atmosferik..