Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kontroll i përforcuar i çmimeve do të futet nga 8 gushti

Foto: BTA

Kuvendi Popullor vendos kontroll të shtuar mbi çmimet për një periudhë njëvjeçare, duke filluar nga data 8 gusht 2025. Këtë vendim e morën deputetët me votimin në lexim të dytë të Ligjit për pranimin e euros në Bullgari, raportoi gazetari i BNR, Daniell Inkov. Ata i dhanë një periudhë lehtësuese bizneseve deri më 8 tetor, gjatë së cilës të fusin etiketimin e dyfishtë dhe faturat me çmime në leva dhe euro.

Sipas teksteve të votuara, Këshilli i Ministrave mund të miratojë kundërmasa të përkohshme në rast të një rritjeje të ndjeshme të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve thelbësore. Kjo vlen për bukën, qumështin, vezët, miellin, vajin, ujin e pijshëm, si dhe energjinë elektrike dhe ngrohjen për nevojat familjare, ilaçet me recetë që nuk rimbursohen nga Fondi i Shëndetësisë dhe produktet themelore të higjienës personale.

Tregtarëve që formojnë çmimet në mënyrë të pandershme gjatë periudhës së etiketimit të dyfishtë në leva dhe euro do t’u vendosen gjoba nga 5 mijë deri në 1 milion leva, vendosën gjithashtu deputetët. Një vendim tjetër përcakton që rrjetet e mëdha të shitjes me pakicë duhet të publikojnë çmimet përfundimtare të shitjes së mallrave dhe shërbimeve të ofruara nga shporta e madhe e konsumatorit në faqet e tyre të internetit çdo ditë.

Lexoni më tepër mbi temën nga arkivi i Radio Bullgarisë:


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banka Kombëtare Bullgare i bën thirrje shtetit të ndjekë një politikë financiare konservatore

Rritja e ekonomisë kombëtare në tremujorin e dytë të vitit 2025 u përshpejtua me 3.5% në bazë vjetore. Sipas një analize nga Banka Kombëtare Bullgare - BNB nga numri 3 i "Pasqyrës Ekomomike", faktorët kryesorë për përshpejtimin janë rënia e importeve..

botuar më 25-10-16 1.36.MD

Fatkeqësitë klimatike "gëlltitën" 1% të ekonomisë bullgare në vitin 2025

Që nga fillimi i vitit, Bullgaria ka përjetuar të nxehta rekord , një seri zjarresh shkatërruese dhe një fatkeqësi të re vetëm disa ditë më parë - përmbytje katastrofike   që morën jetë njerëzore. Ndryshimi i klimës tashmë ka çmimin e vet – dhe..

botuar më 25-10-10 3.40.MD

Numri i bullgarëve që marrin pensione nga jashtë shtetit po rritet

Në fund të vitit 2024, kishte mbi 80 000 persona me pensione dhe shtesa të dhëna sipas rregulloreve evropiane dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, raporton Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Këta janë bullgarë që kanë punuar në 44 vende të BE-së..

botuar më 25-10-10 10.28.PD