Kuvendi Popullor vendos kontroll të shtuar mbi çmimet për një periudhë njëvjeçare, duke filluar nga data 8 gusht 2025. Këtë vendim e morën deputetët me votimin në lexim të dytë të Ligjit për pranimin e euros në Bullgari, raportoi gazetari i BNR, Daniell Inkov. Ata i dhanë një periudhë lehtësuese bizneseve deri më 8 tetor, gjatë së cilës të fusin etiketimin e dyfishtë dhe faturat me çmime në leva dhe euro.
Sipas teksteve të votuara, Këshilli i Ministrave mund të miratojë kundërmasa të përkohshme në rast të një rritjeje të ndjeshme të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve thelbësore. Kjo vlen për bukën, qumështin, vezët, miellin, vajin, ujin e pijshëm, si dhe energjinë elektrike dhe ngrohjen për nevojat familjare, ilaçet me recetë që nuk rimbursohen nga Fondi i Shëndetësisë dhe produktet themelore të higjienës personale.
Tregtarëve që formojnë çmimet në mënyrë të pandershme gjatë periudhës së etiketimit të dyfishtë në leva dhe euro do t’u vendosen gjoba nga 5 mijë deri në 1 milion leva, vendosën gjithashtu deputetët. Një vendim tjetër përcakton që rrjetet e mëdha të shitjes me pakicë duhet të publikojnë çmimet përfundimtare të shitjes së mallrave dhe shërbimeve të ofruara nga shporta e madhe e konsumatorit në faqet e tyre të internetit çdo ditë.
Lexoni më tepër mbi temën nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
“Të gjitha frikët për futjen e euros do të kapërcehen brenda një ose dy muajsh pas 1 janarit 2026, pas së cilës do të duhet të kombinojmë përfitimet.” Kjo u tha nga Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev në një takim informues mbi futjen e euros në..
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale propozon që nga viti i ardhshëm paga minimale të bëhet 1213 leva ose 620,20 euro – 136 leva më shumë se aktualisht (1077 leva), deklaroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, pas mbledhjes së..
Instituti kanadez "Fraser" i ka dhënë Bullgarisë një vlerësim prej 7.13 pikësh (nga maksimumi 10) në renditjen “Liria ekonomike në botë, 2025”. Me këtë rezultat, vendi renditet në vendin e 56-të nga gjithsej 165 shtete, duke u pozicionuar mes Greqisë..
"Po, Bullgaria" (pjesë e "Bullgarisë Demokratike") e përcaktoi buxhetin për vitin e ardhshëm si një "cunami ekonomik". Ivajllo Mirçev ishte kategorik se..
Megjithëse pranimi i euros është një hap i rëndësishëm, vetëm ai nuk garanton një standard më të lartë jetese. Këtë e deklaroi drejtoresha e përgjithshme..