Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për herën e njëqindtë – ngjitje festive në majën më të lartë të Ballkanit

Foto: Shoqata Turistike 'Turisti i Rillës'

Këtë vit shënohet pikërisht një shekull nga kremtimi i parë i Festës së Malit Rilla. Prej saj burojnë disa nga lumenjtë më të gjatë dhe me më shumë ujë të Gadishullit Ballkanik – Marica, Iskër dhe Mesta. Në territorin e saj ndodhen mbi 120 liqene natyrore, shumica prej të cilëve janë me origjinë akullnajore.

Tradita për të kremtuar malin më të lartë bullgar është vendosur më 2 gusht 1925 me një ngjitje të organizuar në majën më të lartë të Ballkanit – maja Musala. Çdo vit në fillim të gushtit entuziastë kapërcejnë lartësinë prej 2925.4 metra me një marshutë të organizuar nga shoqata turistike "Turisti i Rillës" me itinerar: kompleksi turistik "Borovec" – stacioni malor "Jastrebec" – stacioni malor "Musala" – maja Musala dhe kthim.
Kasollja 'Musala' në bregun e liqenit të shtatë Musala në majën Musala në vendpushimin Borovec, 5 gusht 1957
Musala është kurora e malit madhështor Rilla dhe është pjesë e njëqind objekteve turistike kombëtare. Maja është e mbuluar me shtresë dëbore mesatarisht 254 ditë në vit, ndërsa temperatura më e ulët e matur atje është -31.2 gradë Celsius, dhe ajo maksimale absolute – 18.7.

Vera është periudha më e favorshme për ngjitjen e majës sonë malore më të lartë, dhe ndihmesë për turistët ofron teleferiku nga kurorti "Borovec" deri në stacionin malor "Jastrebec", i cili ndodhet në 2 369 metra lartësi mbi nivelin e detit. Pas kësaj gjithçka varet nga qëndrueshmëria dhe vullneti personal, të cilat shpërblehen me pamje të mrekullueshme – në rrëzë të majës ka florë dhe faunë të larmishme, dhe është një vend i mirë për vëzhgim të shpendëve.

Megjithatë për momentin turistët duhet të jenë shumë të kujdesshëm edhe në ditët festive, sepse rreziku nga zjarret është i madh. Ndalohet rreptësisht ndezja e zjarreve dhe hedhja e bishtave të cigareve dhe mbeturinave në mal.

Redaktoi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski

Foto: Shoqata Turistike "Rila Tourist", Pressphoto-BTA, borovets-bg.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla "Çuçuliga" në Londër synon përmes mësimeve të lidhë fëmijët me Bullgarinë

Gjatë disa dekadave të fundit, komuniteti bullgar në Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndjeshëm, dhe bashkë me këtë edhe nevoja për ruajtjen e gjuhës amtare dhe të identitetit kulturor. Një rol të rëndësishëm në këtë proces luajnë shkollat bullgare, të..

botuar më 25-09-15 8.00.MD

Ministri bullgar i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov hap vitin shkollor në shkollën bullgare "Hristo Botev" në Tiranë

Në kuadrin e vizitës së punës dy-ditore në Tiranë që filloi sot, 15 shtator, Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov do të marrë pjesë në hapjen ceremoniale të vitit të ri shkollor në shkollën bullgare të së dielës "Hristo Botev" në Tiranë.  Ajo..

botuar më 25-09-15 6.32.MD

Përsëri në shkollë

Sot, 57 mijë nxënës të klasës së parë kaluan pragun e shkollës në të gjithë Bullgarinë.  Mbi 2300 shkolla në vend hapën dyert për të mirëpritur nxënësit e tyre më 15 shtator, raportoi një gazetar i BGNES...

botuar më 25-09-15 3.07.MD