225 788 bullgarë me pension për shërbimin dhe moshën vazhdojnë të punojnë për të fituar të ardhura shtesë. Nëse u shtohen pensionistë me lloje të tjera pensionesh, numri i tyre i përgjithshëm tejkalon 350 000 persona, ose mbi 17.5 përqind të pensionistëve.
Gjatë 10 viteve të fundit, numri i pensionistëve që mbeten duke punuar në sektorin e buxhetit është dyfishuar. Në vitin 2015, ata ishin mbi 20 000, por në vitin 2024 kalojnë 56 000. Sektori i buxhetit përfshin punonjës shtetërorë dhe bashkiakë, mjekë, oficerë policie, personel ushtarak, zjarrfikës, gjyqtarë, prokurorë, hetues, mësues dhe staf në kopshte dhe shkolla, sipas librit vjetor të Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore.
Disa nga këta persona ishin ushtarakë, policë ose nëpunës civilë që nuk paguanin kontributet e tyre të sigurimeve shoqërore, pasi mbuloheshin tërësisht nga shteti. Pas daljes në pension, nëse vazhdojnë të punojnë, ata emërohen me një kontratë pune dhe tani paguajnë vetë kontributet e sigurimeve shoqërore. Nga rreth 48 000 punonjës në Ministrinë e Punëve të Brendshme, 5 881 janë pensionistë, ose mbi 12% e stafit. Profesionet më të përhapura midis pensionistëve që punojnë janë - roje sigurie - mbi 17 665, shitës - mbi 16 000 persona dhe mjekë – 12 840.
Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:
Tradita e kopshtarisë bullgare në Hungari к përfshir në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Këtë e shpalli kryetari i Vetëqeverisjes Republikane Bullgare në Hungari, Dr. Danço Musev, gjatë festimeve të kushtuara..
Që të rinjtë të jenë të aftë të përballen me sfidat moderne – tregun e punës, zhvillimin e teknologjisë dhe kërkesat e botës që na rrethon – arsimi ka nevojë për reforma të mbështetura me ligje të nevojshme. Një prej tyre është ligji për arsimin..
Në fillim të shekullit të kaluar Dubai ishte një qytet i vogël me rreth 1200 banorë, me një port të vogël në brigjet e Gjirit Persik. Falë vendndodhjes së tij gjeografike u shndërrua në një port të rëndësishëm për tregtarët e huaj, kryesisht indianë,..
Që të rinjtë të jenë të aftë të përballen me sfidat moderne – tregun e punës, zhvillimin e teknologjisë dhe kërkesat e botës që na rrethon – arsimi ka..
Tradita e kopshtarisë bullgare në Hungari к përfshir në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Këtë e shpalli kryetari..