Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në dyqanin bullgar në lagjen Schaerbeek të Brukselit

Foto: arkiv

Në lagjen Schaerbeek të Brukselit, në një nga rrugët më të frekuentuara, hasëm një dyqan vetëm me produkte bullgare – lutenica, kos, djathë, sallame , bozë, banica tradicionale bullgare dhe shumë të tjera. Pronari, Tihomir Hristov, thotë se ky është një biznes familjar. Ata filluan të tregtonin produkte ushqimore bullgare në vitin 2007, kur Bullgaria u bë pjesë e familjes së madhe evropiane. Në fillim, kishin vetëm një dyqan, por me kalimin e viteve biznesi u rrit dhe tani kanë disa dyqane - në Bruksel, në Antverp dhe një dyqan online. Ai thotë se klientët e tyre janë të të gjitha kombësive, dhe produkti më i kërkuar është kosi bullgar:

"Tregtia ka një natyrë ciklike - çdo stinë ka produktet e veta të kërkuara. Por padyshim midis produkteve që kërkohen gjatë gjithë vitit dhe ngjallin interes është kosi bullgar.

Mësoni më shumë për kosin e famshëm bullgar në postimet e lidhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë:

Ka shumë të huaj që vijnë, e blejnë, kthehen dhe janë gjithmonë të kënaqur. Gjatë muajve maj dhe qershor, më të kërkuarat janë domatet rozë bullgare... Rreth 80 për qind e klientëve janë bullgarë. Vijnë edhe shumë rumunë. Vitet e fundit, shumë njerëz nga Ukraina kanë ardhur në Belgjikë për shkak të luftës. Meqenëse jemi popuj të afërt dhe kemi ngjashmëri në shije, shumë ukrainas vizitojnë dyqanin tonë. Numri i klientëve të huaj në dyqanet tona po rritet dita-ditës", thotë Tihomir Hristov.


Bashkatdhetari na tregon se për të është me rëndësi të madhe cilësia dhe freskia e produkteve që ofron në dyqane, dhe për këtë arsye importon mallra nga Bullgaria çdo javë.


"Importojmë mallra nga Bullgaria çdo javë me kamionë. Njëqind për qind e stafit janë bullgarë. Jemi shumë të kënaqur. Nuk kemi probleme. Vajza, djem - të gjithë punojnë me buzëqeshje. Ata vijnë në punë me dëshirë. Ndonjëherë ka debate, por këto janë gjëra të vogla që mbeten në sfond. Ne të gjithë shkojmë mirë, ndihmojmë njëri-tjetrin, jemi bashkë."


Biseda kthehet në temën e klimës së biznesit, dhe Tihomir Hristov bën një krahasim midis Bullgarisë dhe Belgjikës. Sipas tij, ku janë më të mira kushtet për zhvillimin e një biznesi të suksesshëm?

"Ekziston një shprehje që "nuk ka punë të lehtë". Belgjika ka të mirat dhe të këqijat e saj. Njësoj është edhe në Bullgari. Në një - dy vitet e fundit, sipas vëzhgimeve të mia, distanca në aspektin financiar midis mënyrës së jetesës në Bullgari dhe Belgjikë, po fillon të shkurtohet. Nuk e di nëse filloi të përkeqësohej në Belgjikë dhe të përmirësohej në Bullgari, por duket se kjo distancë e madhe po fillon të shkurtohet. Mendimi im është se kur një person punon, e di çfarë po bën, investon në vetvete, edukohet, studion, ky person, pavarësisht se ku është - qoftë në Belgjikë apo në Bullgari - do të jetë mirë në jetë.”

Tihomir Hristov thotë se puna në dyqane i merr pothuajse të gjithë kohën. Ai komunikon kryesisht me bullgarët çdo ditë, por pranon se pavarësisht kësaj, ndien nostalgji për atdheun dhe tokën e tij të lindjes.

Ekipi i dyqanit me klientët në hapjen e tij

"Bullgaria mbetet në vendin e parë në zemrën time dhe sa herë që më jepet mundësia kthehem në shtëpi te prindërit dhe familja ime... Në Belgjikë ka familje të tëra nga disa rajone të Bullgarisë - gjyshër, halla, kushërinj. E gjithë familja është këtu në Belgjikë. Ndoshta këta njerëz nuk kanë nostalgji. Në rastin tim është ndryshe. Të afërmit e mi, miqtë - janë të gjithë në Bullgari dhe ndihem i trishtuar, por nuk mund të them se është kaq e vështirë. Jetojmë në shekullin e 21-të. Ka aeroplanë, 3-4 fluturime në ditë. Çmimet e biletave nuk janë shumë të larta. Vendos, shkon brenda një, dy, tre ditësh dhe kthehesh. Për momentin, unë dhe gruaja ime jemi këtu. Kemi një fëmijë. Jemi të lumtur. Jetojmë mrekullisht. Nuk kemi plane afatgjata. Punojmë, jetojmë, shkojmë me pushime, kthehemi dhe punojmë përsëri. Në këtë fazë, jemi këtu. Nuk mund të them se ku do të jemi në të ardhmen - koha do ta tregojë. Sigurisht, dëshira ime është të kthehem në Bullgari një ditë, por për momentin, nuk mund të them se kur do të ndodhë kjo..." - përfundon Tihomir Hristov.

Lexoni më tepër për bullgarët dhe praninë e Bullgarisë në Belgjikë:

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: arkiv, facebook.com/MOVISBVBA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla "Çuçuliga" në Londër synon përmes mësimeve të lidhë fëmijët me Bullgarinë

Gjatë disa dekadave të fundit, komuniteti bullgar në Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndjeshëm, dhe bashkë me këtë edhe nevoja për ruajtjen e gjuhës amtare dhe të identitetit kulturor. Një rol të rëndësishëm në këtë proces luajnë shkollat bullgare, të..

botuar më 25-09-15 8.00.MD

Përsëri në shkollë

Sot, 57 mijë nxënës të klasës së parë kaluan pragun e shkollës në të gjithë Bullgarinë.  Mbi 2300 shkolla në vend hapën dyert për të mirëpritur nxënësit e tyre më 15 shtator, raportoi një gazetar i BGNES...

botuar më 25-09-15 3.07.MD

Ndryshimet në legjislacion do ta afrojnë arsimin me kërkesat e shekullit XXI

Që të rinjtë të jenë të aftë të përballen me sfidat moderne – tregun e punës, zhvillimin e teknologjisë dhe kërkesat e botës që na rrethon – arsimi ka nevojë për reforma të mbështetura me ligje të nevojshme. Një prej tyre është ligji për arsimin..

botuar më 25-09-15 6.20.PD