Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mungesa e bashkëpunimit nga Afganistani ndaloi procesin gjyqësor kundër trafikantëve të migrantëve

Foto: BGNES

Procesi gjyqësor për vdekjen e 18 refugjatëve, të cilët humbën jetën nga mbytja në një kamion të gjetur pranë fshatit Llokorsko, afër Sofjes, në shkurt 2023, nuk mund të nisë. Shkaku është mungesa e përgjigjes nga Ambasada e Afganistanit. Nuk është e qartë se kur do të mund të fillojë procesi në thelb, raporton BGNES. Gjykata do të përpiqet të gjejë të afërmit e viktimave nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Gjatë incidentit më 17 shkurt 2023, përveç 18 viktimave në kamion, u gjetën edhe 34 të rinj afganë, të dehidratuar, të lagur dhe të ngrirë. Ata u shtruan në spitale.

Të pandehur për trafikim të qenieve njerëzore janë 6 shtetas bullgarë, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë, dhe ndaj tij procedimi është ndërprerë.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 12 shtatorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 22°, në Sofje - 16°. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë më shpesh të konsiderueshme. Në shumë vende do të ketë reshje të shkurtra, intensive dhe të konsiderueshme në zonat përreth pjesës..

botuar më 25-09-11 7.40.MD
Christine Lagarde

Christine Lagarde: Bashkimi me Eurozonën do t'i sigurojë Bullgarisë stabilitet

Christine Lagarde deklaroi se anëtarësimi në zonën e euros do t’i sjellë Bullgarisë stabilitet si pjesë e zonës valutore. Kjo është detyra kryesore e Bankës Qendrore Evropiane – të ruajë stabilitetin e çmimeve në afat të mesëm, gjë që do të jetë në të..

botuar më 25-09-11 6.27.MD
Anna-Maria Hallaçeva

KE-ja tregoi Anna-Maria Hallaçeva si një të ri të suksesshëm evropian

Anna-Maria Hallaçeva, doktorante në Institutin për Shkencat Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjitë (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, u përmend nga Komisioni Evropian si një nga shembujt e të rinjve të..

botuar më 25-09-11 4.24.MD