Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sipas Eurostat, bullgarët janë të tretët në BE për sa i përket jetëgjatësisë dhe shëndetit të mirë, por a është e vërtetë kjo?

Borjana Boteva
Foto: Ani Petrova - BNR

Bullgaria është në vendin e tretë për sa i përket jetëgjatësisë dhe shëndetit të mirë midis 30 vendeve evropiane, sipas Eurostat. Sipas të dhënave për vitin 2023, bullgarët jetojnë mesatarisht 68.6 vjet me shëndet të mirë. Vetëm njerëzit në Maltë dhe Itali janë përpara tyre.

Gratë bullgare janë edhe më përpara në renditje - në vendin e dytë dhe jetojnë mesatarisht 71 vjet me shëndet të mirë. Ato tejkalohen vetëm nga gratë në Maltë - dhe kjo vetëm me një muaj. Burrat në Bullgari janë në vendin e pestë në Evropë me 66.3 vjet me shëndet të mirë. Burrat në Maltë janë më të shëndetshëm me një mesatare prej 71.7 vjetësh. Mesatarisht në BE, jetëgjatësia me shëndet të mirë është 63.1 vjet, ndërsa gratë jetojnë 5.3 vjet më gjatë se burrat.

"Jam e befasuar nga të dhënat. Ne i dimë problemet tona dhe ato vazhdojnë të ekzistojnë", tha për Radio Sofjen Borjana Boteva, kryetare e Shoqatës për Zhvillimin e Kujdesit Shëndetësor Bullgar. Në një bisedë me Danaill Konov, ajo tha se studimi nuk e merr parasysh mungesën e ekzaminimeve parandaluese ose zbatimin formal të tyre. "Bullgarët nuk shkojnë për ekzaminime, kështu që nuk e dinë se kanë probleme", komentoi Boteva.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto:Ani Petrova - BNR



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nga 8 tetori do të sanksionohen tregtarët që nuk i përmbahen Ligjit për euron

Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari. Periudha e adaptimit, gjatë së cilës institucionet japin instruksione, po mbaron. Po fillojnë edhe..

botuar më 25-10-04 5.15.PD

Garues nga katër vende do të marrin pjesë në garën off-road “Mbreti i Trialit 2025”

Gjashtëdhjetë e gjashtë ekipe nga katër vende do të marrin pjesë sot, 4 tetor, në garën automobilistike off-road “Mbreti i Trialit 2025” pranë Kostinbrod, raporton BTA. Garuesit nga Bullgaria, Rumania, Greqia dhe Spanja do të përballen me pengesat..

botuar më 25-10-04 4.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të pushojnë, por gjatë ditës vranësirat do të mbeten të dendura mbi gjithë vendin. Moti do të mbetet..

botuar më 25-10-03 7.35.MD