Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nga ëndrra e fëmijërisë për të fluturuar deri te krijimi i një aparati të vet fluturues në Bullgari

4
Foto: Niki Rotor Aviation

Që i vogël, Nikollaj Nikollov ëndërronte të fluturonte. Nuk u bë astronaut, ashtu siç është ëndrra e pothuajse çdo djali, por iu përkushtua aviomodelizmit. Në vitin 2000, së bashku me miqtë e tij, vendos të ndërtojë helikopterin e tij të parë, i cili të ishte dyvendësh dhe me konstruksion maksimalisht të lehtësuar. Përpjekja rezultoi e pasuksesshme, por zhgënjimi nuk e ndaloi të ndiqte ëndrrën e tij për të fluturuar. Ai niset për shkollim jashtë vendit dhe në vitin 2008 bëhet piloti i parë i licencuar i autogjirit në Bullgari. 

Çfarë përfaqëson ky aparat fluturues interesant? 



Autogjiri, i quajtur edhe girokopter, është shumë më ekonomik se aeroplani dhe helikopteri. Lartësia maksimale e fluturimit është deri në 3000 metra, makina mund të arrijë nga 35 deri në 180 kilometra në orë, gjë që e lejon të përdoret për vrojtim dhe zbulim të zonave të vështira për t’u arritur, për ruajtjen e objekteve të ndryshme, sinjalizim për zjarre, pjesëmarrje në operacione kërkimi e shpëtimi, matje kadastrale të rajoneve dhe territoreve, si edhe për fluturime tradicionale për argëtim.



Është i ndërtuar nga karboni dhe pleksiglasi, rezervuari i tij lejon fluturim deri në katër orë, dhe karburanti i nevojshëm është benzina e zakonshme. Modele të prodhuara me porosi fluturojnë në Zelandën e Re, Los Anxhelos, Gjermani, Francë, Çeki, Hungari, Australi dhe Kanada. Firma prodhon nga një autogjir në muaj. 



E pyetëm zotin Nikollov se cili është dallimi kryesor midis makinës së krijuar në Pravec dhe helikopterit të njohur për të gjithë: 

“Dallimi thelbësor midis tyre është në aerodinamikën e fluturimit. Autogjiri është makinë që fluturon në regjim të autorotacionit të rotorëve. Ai nga ana e tij, ndryshe nga helikopteri, nuk vihet në lëvizje nga motori, por nga rrjedha e ajrit e krijuar rreth tij, si pasojë e lëvizjes së realizuar nga motori dhe helika, e cila e shtyn makinën përpara. Ajri hyn nën rotor, krijon forcë ngritjeje, në këtë mënyrë fluturon dhe drejtohet duke ndryshuar boshtin e pjerrësisë së rotorëve, gjë që ndryshon edhe vektorin e forcës ngritëse.” 



Përveç faktit që për lëvizjen e makinës nuk nevojitet motor, ajo ka edhe një përparësi tjetër – për uljen e saj nevojitet një sipërfaqe tepër e vogël, pasi rrotullimi i saj është vetëm 5-10 metra. Kjo e lejon uljen të kryhet pothuajse kudo, ku është e sigurt. 



Çështja se ku dhe në çfarë kushtesh realizohet ulja emergjente ose e rregullt e mjeteve të ndryshme ajrore bëhet gjithnjë e më aktuale nga pikëpamja e tendencës për shndërrimin e një sërë aeroportesh tek ne në zona industriale dhe parqe diellore, si edhe për shkak të mungesës së mirëmbajtjes së një pjese të madhe të infrastrukturës aeroportuale që ende ekziston: 



“Me zërin tonë mund vetëm të protestojmë kundër vendimeve të tilla, të cilat shkatërrojnë atë që është krijuar para kaq shumë vitesh. E para që ‘e thyem’ ishte djepi i aviacionit tonë në Bozhurishte – Punishtja shtetërore aeroplane. Në fshatin Kondofrej (Bullgaria Perëndimore) do të bëjnë park diellor dhe sa e sa aeroporte të tjera ka tek ne, të cilat janë në gjendje të tmerrshme.” 



Sipas Nikollovit, aeroporti në Ruse është i vetmi nga ekzistuesit tek ne që është ringjallur dhe i mundshëm për përdorim. 

Në prill të këtij viti, drejtori i firmës që menaxhon objektin – Hristo Krusharski, shpalli se deri në gjashtë muaj aeroporti do të ketë gatishmëri për realizimin e fluturimeve të brendshme, pas marrjes së licencës për operator aeroporti. 



Takimi me zotin Nikollov në një nga ngjarjet e iniciativës Bulgaria wants you, provokoi pyetjen se çfarë këshille do t’u jepte të rinjve që ndodhen përpara zgjedhjes nëse të mbeten tek ne apo të zgjedhin realizimin e tyre jashtë vendit: 



“Vendi për zhvillim është në Bullgari, shtetet e tjera janë mjaft të zhvilluara dhe atje nuk do të ketë mundësi të tilla, çfarë mund të ketë tek ne. Këtu kemi nevojë për çdo lloj njerëzish – nga inxhinierë, pilotë… Njerëzit në botë na vlerësojnë, shpresojmë edhe këtu të na vlerësojnë dhe të jenë të gatshëm të bashkohen me ekipin. Qëllimi ynë nuk është thjesht të shesim, por të krijojmë një rreth më të madh miqsh, me të cilët ndajmë pasionin tonë për fluturimin dhe u japim mundësi të rinjve që duan të merren me gjëra të tilla” – shpjegoi sipërmarrësi dhe i thirri të rinjtë të mos reshtin së ëndërruari, sepse ëndrrat përveçse falas mund të jenë edhe të arritshme. 

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski
Foto: Niki Rotor Aviation


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

At Paolo Cortesi: Emigrantët nuk janë kërcënim, por dhuratë për shoqëritë tona

Para se të largohej nga kjo botë, Papa Françesku zgjodhi që tema e Ditës Botërore të Emigrantëve dhe Refugjatëve për këtë vit, që bota katolike e kremton më 29 shtator, të ishte "Emigrantët – misionarë të shpresës". “Me këto fjalë Papa na kujton se..

botuar më 25-09-29 7.05.PD

76% e të rinjve në Evropë janë të ekspozuar ndaj dezinformimit – cila është situata në Bullgari

Çështja e informacionit cilësor dhe të saktë ka qenë gjithmonë jashtëzakonisht e rëndësishme, por a mos vallë tashmë jemi përballë një problemi që paraqet rrezik për përhapjen globale të lajmeve të rreme në të ardhmen? Sipas një studimi të Eurobarometrit,..

botuar më 25-09-27 8.05.PD
Facebook/Fondacioni

Mjekët bullgarë kryejnë konsulta mjekësore në fshatin shqiptar Pustec

Mjekë nga institucionet mjekësore bullgare po ekzaminojnë pacientë në fshatin shqiptar Pustec, njofton Ambasada e Bullgarisë në Tiranë . Iniciativa po zhvillohet falë organizimit dhe financimit të fondacionit “Kujtesa Bullgare” dhe themeluesit..

botuar më 25-09-26 8.59.MD