Vasill Najdenov, një nga këngëtarët më të dashur bullgarë të muzikës pop, feston sot, 3 shtator, ditëlindjen e tij të 75-të. Duke filluar karrierën e tij profesionale në fillim të viteve 1970, ai ka punuar me interpretuesit dhe kompozitorët më të mirë.
Fillimisht Vasill Najdenov punoi me grupe të tilla si “Zllatni Struni” ("Tela të Artë"), "Diana Ekspres" dhe "Tangra", dhe më vonë zhvilloi një karrierë të suksesshme solo, duke fituar shumë çmime që nga viti 1979.
Ka interpretuar dhjetëra hite të përjetshme, të cilat po vazhdon t’i këndojë edhe sot e kësaj dite.
Ju ofrojmë këngën e vitit 1980 "Edhe nesër është një ditë" me muzikë dhe aranzhim të Najden Andreevit dhe tekst të Mihaill Bellçevit në edicionin e sotëm të programit të ditës të Radio Bullgarisë më 3 shtator 2025!
Mësoni më shumë për Vasill Najdenovin nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
MONA është pseudonimi krijues i Simona Petrovës. Edhe pse shumë e re, ajo ka bërë një rrugë të gjatë nga një fëmijë i ndrojtur në qytetin e saj të lindjes, Kjustendill, deri në një këngëtare të sigurt në skenë me pjesëmarrje në konkurse dhe forume..
Në një forum prestigjioz për dirigjentë të rinj nga e gjithë bota, Konkursi Ndërkombëtar i Dirigjimit Ferenc Fricsay - Ferenc Fricsay Conducting Competition (IFFCC), drejtori i Orkestrës Filarmonike të Sofjes, Najden Todorov, është kryetar i..
Tre yje me famë botërore - tenori José Carreras, Sonja Jonçeva dhe Plácido Domingo - do të ngjiten në skenë përpara Katedrales “Shën Aleksandër Nevski” për koncertin e dytë të "Gala në Sofje". Pjesa e parë e "Gala në Sofje" e ngriti publikun..