Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Uji mineral dhe turizmi – burimi i jetesës në qytetin Devin sot

Foto: pixabay

Devin - "qyteti i ujërave minerale", ndodhet në një nga rajonet më piktoreske të Bullgarisë - i fshehur në pjesën jugperëndimore të vargmalit më të gjerë bullgar, Rodopet, përgjatë lumit Vëça. Në afërsi të tij ndodhen dhjetëra monumente natyrore dhe historike, dhe uji mineral është i famshëm për cilësitë e tij të shkëlqyera. Kjo është arsyeja pse turistët nga Bullgaria dhe jashtë vendit dynden këtu gjatë gjithë vitit. Nëse e gjeni veten në këtë cep qiellor të atdheut tonë në javën e dytë të gushtit, keni mundësinë të bashkoheni me Festivalin e Devinit dhe Ujit Mineral.

Turizmi është një nga burimet kryesore të jetesës në rajon dhe autoritetet lokale raportojnë një bazë të zhvilluar mirë të akomodimit - në bashki janë të regjistruara 151 vende turistike me 2236 shtretër - tha për Radio Bullgarinë nënkryetari i Bashkisë së Devinit, inxhineri Nikollaj Jurukov.

Nikollaj Jurukov

"Shumica e turistëve që vizitojnë komunën tonë janë bullgarë, por rreth 10% janë të huaj - ne mirëpresim mysafirë nga Izraeli, Britania e Madhe, Gjermania, Greqia, Belgjika, Italia, Rumania, Holanda, Franca. Kishte gjithashtu mysafirë nga Rusia, SHBA-ja, Turqia, Ukraina, pothuajse nga e gjithë bota. Vitet e fundit, Devin është vendosur si një destinacion turistik dhe SPA, falë ujërave minerale, pamjeve që kemi, karakteristikave natyrore. Dhe, sigurisht, falë infrastrukturës që është ndërtuar për të mirëpritur këta turistë - hotele, eko-shtigje, platforma panoramike dhe shumë vende të tjera për t'u vizituar", vuri në dukje Jurukov.


Edhe pse është një qytet relativisht i vogël, me 6 016 banorë të përhershëm sipas regjistrimit të fundit, Devin dhe rrethinat e tij janë një vend ku turistët e etur për përjetime të paharrueshme nuk mund të mërziten:

Gryka e Djallit

"Për një javë ose 10 ditë mund të vizitoni vende pa i përsëritur ato - shpella, shtigje ekologjike, fshatra, aty pranë janë Shiroka Llëka, Pamporovo, Djavollskoto Gërllo (Gryka e Djallit).  Devini ndodhet në një vend qendror në Rodopet Perëndimore, katër pjesë të malit takohen këtu, si dhe të gjithë lumenjtë e mëdhenj në zonë, të cilët kanë një pellg natyror ujëmbledhës në lumin Vëça - një vend tërheqës për turizëm."

Megjithatë, cila është situata ekonomike dhe demografike në Devin - qyteti i tretë më i madh në rajonin e Smoljanit?


"Punëdhënësit kryesorë janë në sektorin e turizmit dhe, sigurisht, kompanitë e mëdha të mbushjes së shisheve. Rreth tyre, ka edhe shumë aktivitete shoqëruese - kompani transporti dhe riparimi dhe të tjera që ndihmojnë me mbushjen dhe transportimin e ujit mineral në të gjitha vendet në Bullgari. Falë këtyre fabrikave, shumë njerëz kanë mbetur në Devin. Kjo do të thotë që ka më shumë fëmijë në shkollë, ka nevojë për më shumë institucione tregtare dhe më shumë aktivitete shoqëruese rreth tyre. Mund të thuhet se me kalimin e viteve dhe tani fabrikat kanë pasur një ndikim jashtëzakonisht të mirë në ekonominë dhe politikën demografike të qytetit", komentoi nënkryetari i bashkisë së Devinit.

Përveç kësaj, bashkia ka disa fabrika qepjeje, një fabrikë për pjesë metalike dhe druri, mjaft njerëz punojnë në ekonomitë pyjore dhe të gjuetisë në zonë, si dhe në institucionet publike. Ka gjithashtu shumë blegtorë, që rrisin kryesisht dele dhe lopë, si dhe disa punishte qumështi. Përveç kësaj, në Devin ndodhet edhe një spital i specializuar rehabilitimi - "Aktiviteti i tij nuk është turistik, por ka shumë njerëz që e vizitojnë atë dhe pas procedurave dalin për një shëtitje në qytet, përdorin restorantet dhe dyqanet lokale, dhe kështu ndihmojnë ekonominë", shpjegon nënkryetari i bashkisë.


Devini është si një oazë e vogël në zemër të Rodopeve Perëndimore, duke ruajtur si popullsinë dhe jetesën e saj, ashtu edhe burimet e pasura natyrore. Dhe turisti, pasi e ka gjetur veten në këtë mal më të gjerë bullgar, largohet "i magjepsur" përgjithmonë nga ngjyra e traditave lokale, nga shpatet e gjelbra dhe pyjet madhështore, nga ushqimi i shijshëm dhe mikpritja e popullit të Rodopeve, dhe nga pafundësia е fshehur në zemër.

Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Bashkia e Devinit, Pixabay, arkiv personal, Veneta Nikollova, devin.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Freski, ecje në natyrë dhe pamje mbresëlënëse – shpëtoni nga vapa në Svoge

Kur termometrat në Sofje i afrohen pa mëshirë 40°C, ajri bëhet i rëndë si plumbi, rrugët boshatisen dhe njerëzit kërkojnë shpëtim në malet përreth. Vetëm rreth një orë me makinë në veriperëndim të kryeqytetit, shpatet e malit Stara Pllanina në rajonin..

botuar më 25-08-07 7.05.PD

Thesare të arta dhe përjetime interaktive në muzeun e Pazarxhikut

Historia e veprimtarisë muzeale në Pazarxhik fillon që në gjysmën e dytë të shekullit XIX, kur me idenë e Stefan Zaharievit në bibliotekën popullore “Videlina” formohet një koleksion prej sendesh të vjetra, monedhash, dorëshkrimesh kishtare. Gjatë viteve..

botuar më 25-08-03 9.55.PD

Mysafirë nga vendi dhe jashtë vijnë në Rodope për "Ditët e Ardinos"

Nuk ka njeri që ka thithur ajrin e Rodopëve dhe të mos ketë mbetur i mahnitur nga pamjet piktoreske dhe legjendat e malit. Ditët nga 4 deri më 10 gusht na japin shumë arsye për të zgjedhur Rodopët Perëndimore, dhe veçanërisht rajonin e qytetit Ardino..

botuar më 25-08-03 8.00.PD