Bullgaria e konsideron Shtetin e Izraelit si një partner strategjik kyç, dhe marrëdhëniet tona të shkëlqyera mund të japin një shtysë të fortë në sektorët e tregtisë, inovacionit, arsimit, bujqësisë dhe turizmit. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një takimi me organizata kryesore hebraike, i cili u zhvillua në Nju Jork, raportoi korrespondenti i BNR, Svetosllav Kozllovski. “Bullgaria vazhdimisht bën thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve. Kriza me pengjet prek drejtpërdrejt edhe vendin tonë. Ndër personat që ende mbahen nga “Hamas” është edhe një shtetas bullgar”, theksoi kryeministri. Ai nënvizoi se është e domosdoshme të garantohet mbrojtja e të gjithë civilëve, përfshirë punonjësit humanitarë, në çdo kohë, si dhe e infrastrukturës civile, si institucionet mjekësore, shkollat dhe ambientet e OKB-së.
Kujtesa historike është ajo që para së gjithash lidh Bullgarinë me popullin hebre. Këtë vit u përkujtuan 82 vjet nga shpëtimi i hebrenjve bullgarë, rikujtoi kryeministri Zheljazkov.

“Takimi ynë është shprehje e miqësisë së gjatë dhe respektit të ndërsjellë mes Bullgarisë dhe komunitetit hebre. Ne besojmë se dialogu, kujtesa dhe bashkëpunimi janë në themel të lidhjeve tona të forta dhe të përpjekjeve për një të ardhme më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë. Vlerësojmë qëndrimin e Bullgarisë në luftën kundër antisemitizmit dhe në mbështetje të mirëkuptimit ndërkulturor. Për ne është e rëndësishme të vazhdojmë punën e përbashkët në fusha si arsimi, ruajtja e kujtesës historike dhe nxitja e tolerancës në shoqëri”, tha nga ana e tij Mark Levin, nënkryetar ekzekutiv dhe drejtor i përgjithshëm i Koalicionit Kombëtar për Mbështetjen e Hebrenjve të Euroazisë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: government.bg
Fshati Hotanca, në komunën e Rusës, është mikpritës i “Festës së Dollmës së Hotancës” – një festival kulinar dhe folklorik, i organizuar nga Biblioteka kulturore “Svetlina-1928”. Aktiviteti fillon sot në orën 11:00, në sheshin qendror të fshatit. Programi..
Transporti hekurudhor i pasagjerëve në BE u rrit me 5.8% gjatë vitit 2024, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Agjencia Statistike Eurostat. Vitin e kaluar, me tren u realizuan 443 miliardë kilometra-pasagjer (pkm), që është niveli më i lartë..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në bregdetin e Detit të Zi - deri në 10°, në Sofje - do të jetë rreth 3°. Gjatë ditës do të jetë me diell me re të larta të shpërndara, para mesditës në vende të rrafshnalta do të ketë..
Më shumë se 80% e bullgarëve do të fillojnë të përdorin inteligjencën artificiale gjatë tri viteve të ardhshme, nga të gjitha grupmoshat e shoqërisë...
Në arkivat e Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave të Bullgarisë nuk janë gjetur dokumente që të miratojnë ndërtimet në vendpushimin “Elenite”. Këtë e bëri..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në bregdetin e Detit të Zi - deri në 10°, në Sofje - do të jetë rreth 3°. Gjatë ditës do..