Mbrëmjen e 22 shtatorit filloi Viti i Ri Hebraik – Rosh Hashana. Sipas kronologjisë së Torës, nisi viti 5786 nga krijimi i botës. Sipas besimit hebraik, në këtë ditë Zoti krijoi njeriun e parë, Adamin. Sipas traditës hebraike, në dhjetë ditët që pasojnë deri në festën e Jom Kipur – Dita e Shlyerjes së Mëkateve, i Gjithëfuqishmi hap “Librin e Jetës”. Bazuar në vlerësimin e veprave të njeriut gjatë vitit të kaluar, Zoti vendos cilët njerëz do të regjistrohen në Librin e Jetës për vitin e ri. Në dy ditët e para të festës, të gjithë shkojnë në sinagogë për t’u lutur për veten, për familjet dhe të afërmit e tyre, si dhe për atdheun. Nuk ka tryeza të zbukuruara, por përulësi dhe pendesë.
Me tingullin e bririt të dashit – shofar, që dëgjohet nga sinagogat, besimtarët thirren drejt pendesës dhe zgjimit shpirtëror. Sipas zakonit, deri më 24 shtator, hebrenjtë besimtarë shkojnë pranë ndonjë ujë të rrjedhshëm për të hedhur copa buke, duke simbolizuar në këtë mënyrë “larjen” e mëkateve të tyre.
Në tryezën festive, hebrenjtë vendosin molla me mjaltë, me dëshirën për një vit të mirë dhe të ëmbël. Molla është simbol i frytit të ndaluar dhe rënies në mëkat, ndërsa mjalti përfaqëson Tokën e Premtuar, ku “rrjedhin mjaltë dhe qumësht”. Në tryezë vendosen gjithsej shtatë pjata, të cilat lidhen me shëndetin, lumturinë dhe mirëqenien e familjes.
Mësoni më shumë nga arkivi ynë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: alef-bg.org
Më 14 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare përkulet me nderim para Kryqit mbi të cilin u kryqëzua Jezu Krishti. Lartësimi i Kryqit të Nderuar të Zotit, (Krëstovden), është një nga 12 festat e mëdha të krishtera dhe gjithashtu një nga katër ditët në..
Ëmbëlsira “Garash” është një tortë me një histori shumë interesante, që meriton vëmendjen si të pasionuarve pas historisë, ashtu edhe të dashamirësve të shijes së saj të padiskutueshme. Krijuesi i saj është austro-hungarezi Kosta Garash. Sipas..
Më 11 shtator 1930, në fshatin Tvërdica të rrethit të Burgasit, lindi Nikolla Stançev Nikollov – mundës në stilin klasik dhe të lirë. Në Lojërat Olimpike të vitit 1956 në Melburn, ai fitoi medaljen e parë të artë olimpike për Bullgarinë, në..