Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita Botërore e Turizmit është një rast për të udhëtuar nëpër Bullgari

Foto: freepik.com

Që prej vitit 1980, bota e feston 27 shtatorin si Ditën Botërore të Turizmit.Ajo shoqërohet me përvjetorin e miratimit të statutit të Organizatës Botërore të Turizmit në vitin 1970. Një numër vendbanimesh bullgare organizojnë ngjarje të veçanta, megjithëse në Bullgari, më shpesh si Dita e Turizmit festohet 27 gushti - data në të cilën, në vitin 1895, shkrimtari Aleko Konstantinov inicioi ngjitjen e parë të organizuar në Çerni Vrëh (maja më e lartë e malit Vitosha) dhe themeloi Klubin e Turistëve Bullgarë.

Shtëpia malore„Skakavica“ në Rilla

Shtëpia e parë turistike në vendin tonë ishte "Skakavica" në malin Rilla, e ndërtuar në vitet 1920. Që nga viti 1957, Bullgaria është anëtare e Unionit Ndërkombëtar të Turizmit dhe e Organizatës Botërore të Turizmit (që nga viti 1975). Çdo bullgar është krenar për dhjetë Vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, shtatë prej të cilave janë monumente kulturore dhe tre kuriozitete natyrore.


Qoftë për Ditën e Turizmit apo thjesht për të kënaqur sytë dhe shpirtin tuaj me diçka të bukur, 27 shtatori është një ditë e shkëlqyer për të udhëtuar në cepa të ndryshme të Bullgarisë. Peizazhet e vjeshtës dhe ngjarjet e shumta vendase janë një shpërblim për turistët, dhe ne ju japim disa ide për destinacione turistike:

Përpiloi: Ivan Gergov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: freepik.com, bg.wikipedia.org, BTA, avgustiada.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fari i Shabllës hapi sërish dyert për vizitorët

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fareve Detare, fari më i vjetër përgjatë brigjeve detare bullgare në Shablla hapi dyert për vizitorët. Komuna e Shabllës njoftoi se sot, nga ora 09:00 deri në 17:00, është mundësia e fundit për këtë vit që turistët të..

botuar më 25-08-18 11.08.PD

Në Petrova Niva, përkujtohet 122 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit

Në vendin historik Petrova Niva në malin e Stranxhës, sot do të shënohet 122-vjetori i Kryengritjes së Ilindenit. Ceremonia zhvillohet nën patronazhin e Presidentit të Republikës, dhe në të do të marrë pjesë edhe Presidenti Rumen Radev, njoftoi zyra e..

botuar më 25-08-16 11.25.PD

110 vjet nga fluturimi provë i avionit të parë bullgar

Më 10 gusht 1915, avioni i parë bullgar u testua në Bozhurishte. Projektuesi i tij ishte shpikësi Asen Jordanov, emri i të cilit është pjesë e teksteve shkollore me të cilat trajnohen të gjithë pilotët dhe inxhinierët e ardhshëm edhe sot. Që..

botuar më 25-08-10 7.00.PD