Që prej vitit 1980, bota e feston 27 shtatorin si Ditën Botërore të Turizmit.Ajo shoqërohet me përvjetorin e miratimit të statutit të Organizatës Botërore të Turizmit në vitin 1970. Një numër vendbanimesh bullgare organizojnë ngjarje të veçanta, megjithëse në Bullgari, më shpesh si Dita e Turizmit festohet 27 gushti - data në të cilën, në vitin 1895, shkrimtari Aleko Konstantinov inicioi ngjitjen e parë të organizuar në Çerni Vrëh (maja më e lartë e malit Vitosha) dhe themeloi Klubin e Turistëve Bullgarë.
Shtëpia e parë turistike në vendin tonë ishte "Skakavica" në malin Rilla, e ndërtuar në vitet 1920. Që nga viti 1957, Bullgaria është anëtare e Unionit Ndërkombëtar të Turizmit dhe e Organizatës Botërore të Turizmit (që nga viti 1975). Çdo bullgar është krenar për dhjetë Vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, shtatë prej të cilave janë monumente kulturore dhe tre kuriozitete natyrore.
Qoftë për Ditën e Turizmit apo thjesht për të kënaqur sytë dhe shpirtin tuaj me diçka të bukur, 27 shtatori është një ditë e shkëlqyer për të udhëtuar në cepa të ndryshme të Bullgarisë. Peizazhet e vjeshtës dhe ngjarjet e shumta vendase janë një shpërblim për turistët, dhe ne ju japim disa ide për destinacione turistike:
Përpiloi: Ivan Gergov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: freepik.com, bg.wikipedia.org, BTA, avgustiada.com
Ëmbëlsira “Garash” është një tortë me një histori shumë interesante, që meriton vëmendjen si të pasionuarve pas historisë, ashtu edhe të dashamirësve të shijes së saj të padiskutueshme. Krijuesi i saj është austro-hungarezi Kosta Garash. Sipas..
Më 11 shtator 1930, në fshatin Tvërdica të rrethit të Burgasit, lindi Nikolla Stançev Nikollov – mundës në stilin klasik dhe të lirë. Në Lojërat Olimpike të vitit 1956 në Melburn, ai fitoi medaljen e parë të artë olimpike për Bullgarinë, në..
Shoqata “Bravo Plovdiv” po organizon një takim të përfaqësuesve të komuniteteve bullgare dhe diasporave nga Ballkani dhe Evropa Lindore në Plovdiv, raporton BTA. Eventi, i cili do të zhvillohet më 5 dhe 6 shtator, i kushtohet Ditës së Bashkimit..